Publicite

Si ra Kostandinopoja në duart e turqëve osmanllinj

Sulltani mbajti këtë fjalim:”Po ju jap në dorë një qytet shumë të populluar, kryeqytetin e romakëve të vjetër, që për një kohë të gjatë ka q...


Sulltani mbajti këtë fjalim:”Po ju jap në dorë një qytet shumë të populluar, kryeqytetin e romakëve të vjetër, që për një kohë të gjatë ka qënë qëndra e universit.Ju mund të plaçkisni.Ju do të gjeni atje thesare të pamata dhe do të mund t`u lini pasuri të mëdha pasardhësve.”

Nga doc: Odise Çaçi

Pas shuarjes se Sulltan Muratit, djali i tij Mehmeti II mori drejtimin e Perandorisë Osmane.Ai mbriti në Adrianopojë, kryeqytet I perandorisë turke. Ai ndërton një pallat të ri në kryeqytet..Ky sultan e konsideronte veten si një sundimtar evropian..Synimi i tij politik ishte marrja e Kostandinopojës.

Ai filloi ngritjen e një fortese, që do shërbente si bazë e operacioneve të tij gjatë rrethimit të Kostandinopojës..Kur Perandori bizantin , protestoi për këtë sultan Mehmeti II dha këtë përgjigje:”Jashtë mureve të Kostandinopojës, perandoria më përket mua”. Filluan punimet aty ku Dari i Persisë kishte zbarkuar trupat e tij..Pas disa muaj fortesa ishte gati me bedenat,kullat dhe muret e saj të fuqishme..Ishte një periudhë trishtuese, pasi tokat e perandorisë Bizantine, me përjashtim të Kostandinopojës ishin në duart e turqve. Shuarja e Perandorit bizantin Manueli më 1425, i kaloi pushtetin djalit të tij Jani VIII.

Ai kërkoi ndihma në Evropën Perëndimore, nënshkroi një traktat që Kisha lindore ortodokse ti nënshtrohej pushtetit të Romës.Jani vdiq në vitin 1448, pasuesi i tij në pushtet erdhi vëllai i tij Kostandini XI, që ishte perandoriiI fundit Bizantit..Më 1452 një përfaqësues i Papës mbriti në Kostandinopojë dhe me një meshë madhështore në Kishën e Shën Sofisë u bë bashkimi i dy kishave .Ky perandor me këtë marrëveshje filloi të urrehej nga populli i tij ortodoks.Venetiku nuk i dha ndihmat e premtuara, duke aluduar se donte një një urdhër nga papa.Mbreti i Francës i bënte elozhe në një letër dërguar perandorit, por nuk i dërgoi trupa ushtarake.Por anijet gjenoveze, sollën italian Xhovani Justiniani.Qyteti përgatitej për mbrojtje.

Në frontin turk Mehmeti II numëronte 300 mijë trupa, me përvojë luftarake, ndërsa ushtria e perandorit Bizantin kishte 9000 trupa.Më 25 maj Kostandini mblodhi Këshillin e Luftës.Ai u zotua se do luftonte deri në pikën e fundit të gjakut.

Në Kampin Turk, sulltan Mehmeti II mbajti këtë fjalim:”Po ju jap në dorë një qytet shumë të populluar, kryeqytetin e romakëve të vjetër, që për një kohë të gjatë ka qënë qëndra e universit.Ju mund të plaçkisni.Ju do të gjeni atje thesare të pamata dhe do të mund t`u lini pasuri të mëdha pasardhësve."

Ndërsa Perandori Kostandin u tha mbrojtësve të Kostandinopojës këto fjalë:”Turqit kanë topa, kalorësinë dhe një masë të madhe ushtarësh, ndërsa ne, kemi ndihmën e Zotit tonë”

Mbrëmjen e 23 majit u mbajt një meshë solemne në kishën e Shën Sofisë.”, lutje Zotit për shpëtimin e qytetit..Në orën një të natës, turqit filluan sulmin.50 mijë burra u sulën drejt mureve .Në krye ishin ushtarët që kishin urdhër për të kryer masa kra , pa dallim moshe. Klithmat e luftës gjëmonin nëpër natë. Këmbanat binin me tërë fuqinë :”O zot, ki mëshirë për ne, na dërgo ndihmë që perandoria e Kostandinit të mos bjerë në dorën e të Pabesëve.”

Xhovani Justiani u plagos rëndë dhe pas pak ai ndrroi jete .Perandori Kostandin mori komandën e ushtrisë, ku dhe ndrroi jete duke luftuar me shpatë në dorë. Një numër i madh bizantinësh menduan të gjenin strehim brenda mureve të Kishës së Shënjtë, Shën Sofisë, pasi do i mbronte sipas tyre nga një shuarje e dhunshme e gjakatare.

Cila ishte pamja e vërtetë?...Nëpër rrugë e rrugica njerëz të masa kruar. Ata që u gjetën me armë u eliminuan pa mëshirë, pa marrë parasysh moshën, pozitën, seksin. Ushtarët filluan kërkimin e plaçkës nëpër lagje. Ata gjurmonin shtëpitë e patricëve.Ata zunë shumë robër që më vonë i shitën si skllevër.

Sulltan Mehmeti II u kishte lënë ushtarëve tri ditë kohë për të plaçkitur qytetin.Kostandinopoja , mbretëresha e qyteteve, nuk ishte veçse një grumbull rrënojash që nxirrnin tym.Në dytën e dytë në mëngjëz Sulltan Mehmeti II, recitoi nga altari kryesor I Shën Sofisë, lutjen myslimane të së mërkurës. Ditën e tretë , turqit e shkatërruan altarin dhe i mbuluan me gëlqere mozaikët e bukur.Kryqi mbi kupolë u thye dhe u zëvëndësua nga gjysmëhëna .Kisha më e bukur e krishtërimit u kthye në Xhami.Perandoria Bizantine pushoi së ekzistuari, Kostandinopoja ishte një qytet turk.Në vitin 1922 Qemal Ataturku me ligj vendosi që Kisha e Shen Sofisë të shpallej monument Kulture, një muze që deri në korrik 2020 Presidenti turk taip Rexhep Erdogan ka rishpallte xhami si në maj 1453.

Referencat:

Karl Grimberg,Historia Botërore dhe qytetërimi, Nr.5, Bot.EUGEN , 2004


 

COMMENTS

Publicite

Name

Shqiperia,1,
ltr
item
Alldailydose: Si ra Kostandinopoja në duart e turqëve osmanllinj
Si ra Kostandinopoja në duart e turqëve osmanllinj
https://1.bp.blogspot.com/--uDhtF0baCk/X0uab1wcmeI/AAAAAAAADs0/31SPJIB4ApIUODxLNETP4uEjykMjSoJ-gCLcBGAsYHQ/s640/20200830_142332.jpg
https://1.bp.blogspot.com/--uDhtF0baCk/X0uab1wcmeI/AAAAAAAADs0/31SPJIB4ApIUODxLNETP4uEjykMjSoJ-gCLcBGAsYHQ/s72-c/20200830_142332.jpg
Alldailydose
https://www.alldailydose.com/2020/08/si-ra-kostandinopoja-ne-duart-e-turqeve.html
https://www.alldailydose.com/
https://www.alldailydose.com/
https://www.alldailydose.com/2020/08/si-ra-kostandinopoja-ne-duart-e-turqeve.html
true
3890613646967640080
UTF-8
Loaded All Posts Not found any posts VIEW ALL Readmore Reply Cancel reply Delete By Home PAGES POSTS View All RECOMMENDED FOR YOU LABEL ARCHIVE SEARCH ALL POSTS Not found any post match with your request Back Home Sunday Monday Tuesday Wednesday Thursday Friday Saturday Sun Mon Tue Wed Thu Fri Sat January February March April May June July August September October November December Jan Feb Mar Apr May Jun Jul Aug Sep Oct Nov Dec just now 1 minute ago $$1$$ minutes ago 1 hour ago $$1$$ hours ago Yesterday $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago more than 5 weeks ago Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Copy All Code Select All Code All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy