Nuk është se Stambollit i mungojnë xhamitë, përkundrazi. Tek rikthimi i Hagia Sofisë nga muze në xhami bëhet fjalë për diçka tërësisht tjetë...
Në kthimin e Shën Sofisë në shtëpi të zotit nuk bëhet fjalë se u zu një vend faljeje kult për islamin. Xhami ka mjaftueshëm në Stamboll, që i përkthyer do të thotë “e plotësuar me islamin”. Më shumë del këtu në pah islamisti Erdogan, që në kohët, kur nuk kishte kaq shumë pushtet, në republikën laike për deklaratat e tij radikale duhet të shkonte edhe në burg: “Demokracia është vetëm treni, ku ne hipim deri sa të shkojmë në destinacion.” apo: “Xhamitë janë kazermat tona, minaretë bajonetat tona, kupolat helmetat tona dhe besimtarët ushtarët tanë.”
Jo vetëm ai, shumë të ashtuquajtur “burra të fortë” nga Putini tek Xi Jinping e përdorin fenë për t’i bërë njerëzit të hapur ndaj agjitacionit të tyre politik. Kujt i duket e çuditshme, le të lexojë deklaratën e Ali Erbas, president i Ministrisë së Fesë në Turqi, që u themelua dikur për të mbajtur nën kontroll islamin radikal. “Të shpresojmë që ringjallja e Shën Sofisë të jetë lajmëtarja e çlirimit të xhamisë Al-Aksa.” Këtu në kuptimin më të drejtpërdrejtë “par ordre du mufti” – dëshirohet “çlirimi” i Jeruzalemit nga hebrenjtë dhe të krishterët, si ngjarje spirituale-politike.
Sëpatë në pemën e bashkëjetesës paqësore
Nëse presidenti Erdogan beson në zot, këtë e di vërtet vetëm i plotfuqishmi. Një i krishterë mund të shpresojë, që të gjithë ata që falen në këtë kishë të jashtëzakonshme, kur të shohin kupolën e varur të marrin me mend diçka nga Jeruzalemi paqësor qiellor, për të cilin bëjnë fjalë shkrimet e shenjta dhe që duken shumë të huaja për kryeteologun turk.
Për shumë vetë në botë, për të cilët feja nuk luan ndonjë rol, këta “burra të fortë” që instrumentalizojnë fenë janë të rrezikshëm: Çdo njeri sot njeh apo jeton njerëz që kanë një besim një tjetër apo nuk kanë ndonjë besim. Përmes internetit kemi dijeni për kultura të botës, mënyra jetese, dhe besime për një njerëz që nuk do t’i takojmë kurrë. Ka martesa të njerëzve me besime të ndryshme, fëmijë me besime të ndryshme që takohen ditë për ditë. Bota është vërtet një botë pluraliste.
Për të ardhur deri këtu familja e njerëzimit ka përshkruar një rrugë të gjatë. Tek pema e bashkëjetesës paqësore e vendosin sëpatën, ata që me veprime simbolike dhe retorikë të ashpër këmbëngulin në superioritetin e fesë së tyre kundrejt gjithë të tjerave duke i nxitur kështu njerëzit kundër njëri-tjetrit. Me këtë ata dëmtojnë vetë besimin, për të cilin si myslimanët, si katolikët edhe hebrenjtë pranojnë se është qiellor.
Studiuesi Alexander Görlach është “Senior Fellow” në Këshillin e Etikës të Carnegie për Çështje Ndërkombëtare dhe në institutin e Universitetit të Cambridge-it për Fenë dhe Studimet Ndërkombëtare. Linguisti dhe teologu me titull shkencor ka qenë me bursë në Universitetin e Harvardit dhe universitete të tjera.
COMMENTS