Publicite

Çfarë përmban Traktati i Lozanës dhe si u dëmtuan shqiptarët e Greqisë

Presidenti turk, Erdogan kërkoi nga Athina një ditë më parë, ku për herë të parë një president turk viziton Greqinë pas 65 vitesh, se Turqia...


Presidenti turk, Erdogan kërkoi nga Athina një ditë më parë, ku për herë të parë një president turk viziton Greqinë pas 65 vitesh, se Turqia kërkon rishikimin e Traktatit të Lozanës. Kërkesë kjo e cila u hodh poshtë nga Athina zyrtare, ndërsa hapi mjaft polemika në politikën e brendshme greke.

Por çfarë përmban Traktati i Lozanës?

Traktati i Lozanës ishte një traktat paqeje i nënshkruar në Lozanë, Zvicër, më 24 korrik 1923. Ai e pushoi zyrtarisht konfliktin që kishte ekzistuar midis Perandorisë Otomane dhe Aleatëve: Perandoria Britanike, Republika Franceze, Mbretëria e Italisë, Perandoria e Japonisë, Mbretëria e Greqisë dhe Mbretëria e Rumanisë që nga mbarimi i Luftës I Botërore.

Teksti origjinal i traktatit është në frëngjisht. Ai ishte rezultat i përpjekjes së dytë pas Traktatit të dështuar të Sevres, e cila ishte nënshkruar nga të gjitha palët e mësipërme, por ishte refuzuar më vonë nga Lëvizja Kombëtare Turke e cila luftoi kundër termave të mëparshme dhe humbjes së ndjeshme të terrritorit. Traktati i Lozanës i dha fund konfliktit dhe i përcaktoi kufijë e Republikës moderne Turke. Në traktat, hoqi dorë nga të gjitha pretendimet e Perandorisë së deriatëhershme Otomane dhe në shkëmbim Aleatët njohën sovranitetin turk brenda kufijve të saj të rinj.

Traktati u ratifikua nga Turqia më 23 gusht 1923, nga Greqia më 25 gusht 1923, nga Italia më 12 mars 1924, nga Japonia më 15 maj 1924, nga Britania e Madhe më 16 korrik 1924. Traktati hyri në fuqi më 6 gusht 1924, kur instrumentet e ratifikuara u depozituan zyrtarisht në Paris, Francë.

Shqiptarët në Traktatin e Lozanës

Me një dekret Greqia përvetësoi pronat e shqiptarëve myslimanë dhe jozyrtarisht i trajtoi si popullsi shkëmbyese, ashtu siç e parashihte Marrëveshja e Lausanne-s për turqit e Greqisë. Kryeministri i atëhershëm grek Theodors Pangalos i kishte premtuar ambasadorit shqiptar në Athinë Mit’hat Frashëri se popullsia arvanite dhe çame nuk do të prekej nga Marrëveshja e Lausanne-s dhe shqiptarët myslimanë nuk do të quheshin popullsi turke.

Ky ishte një premtim bosh, sepse edhe në vitet në vijim vazhdoi shpronësimi i çamëve. Ministri i atëhershëm i punëve të jashtme i Britanisë së Madhe George N. Curzon e kishte quajur Marrëveshjen e Lausanne-s “një zgjidhje fund e krye të keqe dhe qëllimkeqe, për të cilën bota gjatë njëqind vjetëve të ardhshme do të paguaj një tagër të lartë”.

Pas kapitullimit të gjermanëve  në LDB shteti grek i dënoi çamët kolektivisht, duke i dëbuar nga shtëpitë dhe duke ua marrë pronat shumicës së tyre. Historiani i Evropës Juglindore Konrad Clewing i ndan shqiptarët e Greqisë në tri grupe. Në grupin e parë ai i numëron arvanitët, të cilët nga shekulli 13-të deri në shekullin e 15-të me ftesë të sundimtarëve lokalë u vendosën në më shumë se 300 vendbanime në Greqinë jugore, siç janë Atika (rrethina e Athinës), ishujt e Egjeut (p.sh. Hidra) dhe në Peloponez. Banorët e këtyre zonave e quanin veten arbërorë, ndërsa gjuhën që e flisnin – arbërisht.

Me kalimin e shekujve ata kanë përvetësuar emërtimin grek arvanitka. Sipas Clewing-ut numri i arvanitëve në Greqi, bazuar në kriterin e përdorimit të gjuhës dhe të vetëdijes, vlerësohet të jetë mes 150 mijë deri në 200 mijë. Derisa arvanitët e moshuar ende flasin gjuhën amtare, te të rinjtë dominon tendenca e njëgjuhësisë, domethënë ata flasin vetëm greqisht. Asimilimi gjuhësor i arvanitëve është intensifikuar sidomos me urbanizimin e Greqisë.

Në qytete ata i janë përshtatur shumicës greke. Grupin e dytë të shqipfolësve në Greqi e përbëjnë banorët e disa lokaliteteve në zonën kufitare greko-bullgaro-turke. Clewing shkruan se këta shqiptarë janë pjesë e mbetur pas shkëmbimit të popullsive mes Greqisë dhe Turqisë në vitet 1922/1923, pra në prag dhe pas Marrëveshjes së Lausanne-s. Në grupin e tretë të shqipfolësve në Greqi hyjnë çamët (greqisht: tsamides), të cilët jetojnë në veri të Epirit, në kufi me Shqipërinë.

 

COMMENTS

Publicite

Name

Shqiperia,1,
ltr
item
Alldailydose: Çfarë përmban Traktati i Lozanës dhe si u dëmtuan shqiptarët e Greqisë
Çfarë përmban Traktati i Lozanës dhe si u dëmtuan shqiptarët e Greqisë
https://1.bp.blogspot.com/-hkfIegGLzp8/X2T7q2HhsEI/AAAAAAAAD-0/04c9fGx0JU4WMisOr9wJ9ipfWuFuNXbQgCLcBGAsYHQ/s320/20200918_202504.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-hkfIegGLzp8/X2T7q2HhsEI/AAAAAAAAD-0/04c9fGx0JU4WMisOr9wJ9ipfWuFuNXbQgCLcBGAsYHQ/s72-c/20200918_202504.jpg
Alldailydose
https://www.alldailydose.com/2020/09/cfare-permban-traktati-i-lozanes-dhe-si.html
https://www.alldailydose.com/
https://www.alldailydose.com/
https://www.alldailydose.com/2020/09/cfare-permban-traktati-i-lozanes-dhe-si.html
true
3890613646967640080
UTF-8
Loaded All Posts Not found any posts VIEW ALL Readmore Reply Cancel reply Delete By Home PAGES POSTS View All RECOMMENDED FOR YOU LABEL ARCHIVE SEARCH ALL POSTS Not found any post match with your request Back Home Sunday Monday Tuesday Wednesday Thursday Friday Saturday Sun Mon Tue Wed Thu Fri Sat January February March April May June July August September October November December Jan Feb Mar Apr May Jun Jul Aug Sep Oct Nov Dec just now 1 minute ago $$1$$ minutes ago 1 hour ago $$1$$ hours ago Yesterday $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago more than 5 weeks ago Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Copy All Code Select All Code All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy