Gjergj Fishta dhe shkrimtari Serb Poeti kombëtar Gjergj Fishta shkoi në një konferencë shkrimtarësh në Romë. Në konferencë merrte pjesë edhe...
Gjergj Fishta dhe shkrimtari Serb
Poeti kombëtar Gjergj Fishta shkoi në një konferencë shkrimtarësh në Romë. Në konferencë merrte pjesë edhe një shkrimtar serb, i cili në një libër të tij kishte shkruajtur se shqiptarët janë me bisht. Kur të gjithë u ulën për te filluar konferencën, Fishta ndenji në kembë.
– Zotëri, a nuk keni karrigë? – e pyeti drejtuesi i seancës.
– Karrigën e kam, por nuk ka vrimë ku të fus bishtin, – u pergjigj Fishta.
– Cilin bisht? – e pyeti i habitur drejtuesi i seancës.
– Bishtin që kemi ne shqiptarët për të cilin ka shkruajtur ky shkrimtari sërb, – tha Gjergji duke shenjuar serbin.
– Ju lutem zotëri, mos bëni shaka! – foli përsëri drejtuesi.
– Nuk po bëj aspak shaka, – u përgjigj Fishta, – sepse sërbi, o do të gjejë bishtin shqiptarëve për të cilin ka shkruajtur, o të dalë përjashta i turpëruar.
Shkrimtari sërb nuk e zgjati, por kokulur dhe i mbuluar me turp, doli nga salla.
COMMENTS