Publicite

Itali: Të dielën shqiptarët vendosin gurin e parë të monumentit të Skendërbeut

Shoqata Kulturore e Grave Shqiptare në Trentino “TEUTA” – APS mes shumë nismave dhe projekteve, prej kohësh është angazhuar mjaft edhe për t...


Shoqata Kulturore e Grave Shqiptare në Trentino “TEUTA” – APS mes shumë nismave dhe projekteve, prej kohësh është angazhuar mjaft edhe për të promovuar figurën e Gjergj Kastritotit.

Manifestimi më i rëndësishëm deri më tani ka qenë ai i 14 shtatorit 2018, i organizuar në sallën e Këshillit të Provincës së Trentos, ku morën pjesë autoritete diplomatike të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë.

Por falë përpjekjeve të pandalura të shoqatës është bërë e mundur vendosja e një përmendoreje për figurën e Gjergj Kastriotit.

Me datën 12 shtator 2020, në parkun “Maximilian I D’Asburgo”, në lagjen Cristo Re të Trentos, do të vendosin gurin e parë të përmendores dhe do të fillojnë mbledhjen e fondeve për ndërtimin e saj.



Leonora Zefi Presidente e shoqatës tha për “Diaspora Shqiptare” se aktualisht shoqata ka arritur të marrë lejen për vendosjen e bustit në park.

“Të dielën në orën 16:00 ne do të vendosim në mënyrë simbolike gurin e parë për ndërtimin e monumentit të heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skendërbeu. Kjo është një nismë të cilën nuk mund ta realizojmë dot vet ndaj po të dielën do të çelim dhe fushata për mbledhjen e fondeve për ndërtimin e monumentit”, tha Zefi për Diaspora Shqiptare.

Konkretizimi i kësaj ideje vjen si rezultat i një programi shumëvjeçar të shoqatës Teuta.

Shoqata Kulturore e Grave Shqiptare në Trentino “TEUTA” – APS, u themelua në Prill 2008 si nevojë e një pike referimi të grave, familjeve dhe komunitetit shqiptar në territorin e Provincës Autonome të Trentos, jo vetëm për zgjidhjen e problemeve si migrant, por edhe të mbajtur gjallë identitetin, kulturën dhe gjuhën e origjinës.

Në fakt, shoqata kishte dhe ka edhe sot të njëjtin mision: “Vetëm duke njohur thellë kulturën tonë do të jemi në gjendje të vlerësojë dhe respektojë atë të të tjerëve”.




 

COMMENTS

Publicite

Name

Shqiperia,1,
ltr
item
Alldailydose: Itali: Të dielën shqiptarët vendosin gurin e parë të monumentit të Skendërbeut
Itali: Të dielën shqiptarët vendosin gurin e parë të monumentit të Skendërbeut
https://1.bp.blogspot.com/-0klI-w6lsj8/X1p2GRHPFuI/AAAAAAAAD4g/yjQe4eMgp74BhMxtgB_wzs2I5iaDHcAkQCLcBGAsYHQ/s320/20200910_205215.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-0klI-w6lsj8/X1p2GRHPFuI/AAAAAAAAD4g/yjQe4eMgp74BhMxtgB_wzs2I5iaDHcAkQCLcBGAsYHQ/s72-c/20200910_205215.jpg
Alldailydose
https://www.alldailydose.com/2020/09/itali-te-dielen-shqiptaret-vendosin.html
https://www.alldailydose.com/
https://www.alldailydose.com/
https://www.alldailydose.com/2020/09/itali-te-dielen-shqiptaret-vendosin.html
true
3890613646967640080
UTF-8
Loaded All Posts Not found any posts VIEW ALL Readmore Reply Cancel reply Delete By Home PAGES POSTS View All RECOMMENDED FOR YOU LABEL ARCHIVE SEARCH ALL POSTS Not found any post match with your request Back Home Sunday Monday Tuesday Wednesday Thursday Friday Saturday Sun Mon Tue Wed Thu Fri Sat January February March April May June July August September October November December Jan Feb Mar Apr May Jun Jul Aug Sep Oct Nov Dec just now 1 minute ago $$1$$ minutes ago 1 hour ago $$1$$ hours ago Yesterday $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago more than 5 weeks ago Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Copy All Code Select All Code All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy