Publicite

KODI JURIDIK ILIRO - ARBËROR. DHE AUTORSIA E LEK DUKAGJINIT!

KODI JURIDIK  ILIRO - ARBËROR. DHE. AUTORËSIA  E  LEK  DUKAGJINIT! Që në organizimet e tij më primitive shoqëria njerzore ka tentuar të kodi...


KODI JURIDIK  ILIRO - ARBËROR. DHE. AUTORËSIA  E  LEK  DUKAGJINIT!

Që në organizimet e tij më primitive shoqëria njerzore ka tentuar të kodifikojë mënyrat e të sjellurit të një nukli  familjar,  fisi,  grupime të vogla fisesh e deri tek popuj e civilizime  të mëvonshme që arritën të parët nivelin e përdorimit të një alfabeti të caktuar, për të arritur të shkruajnë historinë e tyre dhe ato të popujve përrreth tyre.  Më i vjetri kod  juridik i dokumentuar gjer më sot është  "Kodi i Hamurabit"  i shekullit të XVIII - të para K  në qytetin Suza të Babilonisë ku sundonte monarku që i dha emrin edhe kodit të famshëm. Në 282 nene  apo paragrafe të këtij kodi përfshihet një gamë e gjerë e pothuajse të gjithë problemeve të kohës si : dëshmi e rreme,  korrupsioni i gjygjtarëve,  krimet kundër pronës,  rregullimi, shpërndarja dhe mbrojtja e pasurisë,  shpërndarja e tokave ushtarëve profesionistë,  detyrimet dhe të drejtat  e të gjitha shtresave sociale, qeratë,  kreditë,  borgjet,  sjellja e tregtarëve, martesat, trashëgimitë dhe pozicionimi i shtresës së fundit sociale siq ishin skllevërit. Hamurab e merr kodin juridik nga hyjnia e kësaj kohe   që klasifikohej në panteonin Babilonez si  zoti i drejtësisë Shamash.
Rreth 4 shekuj më vonë më i madhi profet i Hebrenjëve Moisiu: merr nga Zoti monoteist JAHVEH  ( ky është përgjithësisht theksimi në gjuhën tonë ) kodin e parë juridik të Hebrenjëve të shkruar në 2 rrasa guri. 
Egjiptianët e lashtë në historinë mbi 2000 vjeçare të dinastive sunduese  e  kanë modifikuar kodin e tyre juridik në përputhje  të rrethanave gjeopolitike, kulturale,  ekonomike etj.
 Kodi juridik  në gadishullin tonë fillon me popullsinë autoktone (Pellazgët  që nuk kemi një dokument të shkruar, dhe merr formën e plotë në qytet-shtetet e kohës së mëvonshme si : Athinë, Spartë,  Maqedoni etj.
Rreth fillim shekullit të VI- të  para K  më i madhi legjislator Atenjez është Solonë, ndërsa  ishte më i madhi legjislator i historisë Spartane:  Drakonte, i  përmendur për të famshmet ligje të gjakmarrjes etj.
Perandorisë së shkurtër të Aleksandrit të madh, nuk kemi një kod specifik perandorak sepse vdekja e tij shumë e shpejtë e coptoj dhe diadokët që e ndanë dhe u shëndrruan në monarkë sunduan në bazë të përpunimit  në kushte të reja të  kodeve të vjetra të legjislatorëve të famshëm.
Juridiksioni i perandorisë Romake është modifikuar shumë herë përgjatë shekujve  në përputhje me situatat gjeopolitike në kohë të ndryshme, në bazë edhe të formës së ushtruar të pushtetit, kur ishte  republikë dhe  aprovimi përfundimtar i amendamenteve të ndryshme ligjore i takonte institucionit më të lartë dhe kompetent ligjvënës: senatit Romak. Në fund të shekullit të parë, sidomos pas vrasjes së Jul Qezarit senati fillon dalëngadalë të eklipsohet nga zgjerimi gjithnjë e më shumë i pushtetit të perandorit.
Kur fronin më të lartë të perandorit Romak filluan të merrnin  gjeneralët- ushtarë të etnive të huaja sidomos ILIRE,  rëndësia e senatit nuk kishte më as atë  pak pushtet simbolik që i kishte mbetur.  Janë proverbiale dhe tregojnë qartë realitetin e kohës"  fjalimi i tij para senatit Romak të kohës:  " Unë nuk e mora pushtetin perandorak nga senati Romak, por,  nga zoti im i madh  "Dielli i pamposhtur".  Zhvillimet e mëvonshme gjeopolitike, ekuilibret dhe ambiciet e reja të klasës politike, do të ndryshonin radikalisht  qendrën gravitacionale të pushteteve, duke ndryshuar edhe kryeqendrën e perandorisë me themelimin e Kostandinopolit,  dhe  sidomos me barazimin para ligjit me të gjitha besimet e tjera të Krishtërimit  në 313 mbas K.  Gjenjaliteti i Kostandinit të madh në histori është se  kuptoj në momentin oportun  mbylljen e ciklit të institucioneve politiko- legjislative Romake, dhe zgjatjen e jetës së saj për rreth 12 shekuj të tjerë  në një reformim të plotë të  piramidës shtetërore. Gjithë historia e mëvonshme, tregoj qartë dhe  në mënyrë të pamohueshme rezultatet e veprës së tij. Gjithë kontinenti Europian dhe kultura perëndimore  në mijëvjeçarët e ardhshëm për shkak të këtyre reformave radikale Kostandinjane do të ndryshonin njëherë e përgjithmonë conceptet, besimin, filozofinë e të jetuarit dhe të gjitha strukturat fondamentale të institucioneve të ndryshme politike dhe të jetës shpirtërore, përfshirë si rrjedhim edhe gjithë strukturat  e besimit të Krishterë.Vetëm rreth 2 shekuj pas Kostandinit të madh,  një tjetër perandor me origjinë ILIRE:  JUSTINJANO,  përveq reformave të tjera mbetet në historinë perandorake dhe perëndimore  si  reformatori më i madh dhe i pakrahasueshëm  i gjithë legjislacionit të vjetër Romak,  për të  nxjerrë në dritë krijesën ligjore më komplekse dhe të plotë që bota ka njohur:  "IL. CORPUS. JURIS  CIVILIS",  CODEX (KOD)  në 12 libra, që në shekullin e XII - të shërbeu  si bazë kryesore  përfillimin e leksoineve  për jurisprudencën në universitetin e parë  Europian dhe botëror atë të Bolonjës.  I gjithë legjislacioni modern- bashkëkohor të perëndimit i ka themelet tek vepra legjislative JUSTINJANE  e shekullit të VI- të mbas K.  Jemi në fillimet e epokës mesjetare  që zgjati në kontinent për rreth 1000 vjet. Dyndjet e shumta të  fiseve e popujve të veriut Europian si Gotët, Visigotët, Sllavët, Longobardët, Burgundët,  dhe më vonë Vikingët dhe Normanët drejt gadishullit Apenineve, Ballkanit dhe ai Iberik, transformoj radikalmente situatën politiko-sociale, legjislative, gjuhësore dhe kulturale në kontinent. Shpeshherë perandoria Bizantine për të rregulluar në një farë mënyre flukset e fuqishme të  ardhacakëve, që si pasojë  sillnin në vëndet nga kalonin: konflikte, vrasje, vjedhje e shkatërrime masive, duke futur në krizë besimi vetë perandorinë që ishte e shtrënguar nga rrethanat të bënte tratativa me ta dhe tu jepte toka me ligj përgjithësisht në të gjithë veriun e gadishullit. Kështu dyndjet e vazhdueshme të popullsive Sllave që kishin filluar relativisht nga shekulli VI- të pas K, duke vazhduar në flukse të ndryshme, derisa në shekullin e  IX - të pas K konvertohen në Krishterim,nga dy vëllezërit Selanikas  Cirilio e Metodio, që shpikën edhe një alfabet duke përkthyer Biblën në gjuhën Sllave që e njihnin shumë mirë. Të shtrënguar nga ligjet perandorake, shpeshherë popullsia autoktone Arbërore ishte e shtrënguar tu jepte ardhacakëve me mijëra km katror tokë, duke u shtrënguar  të tërhiqej drejt Jugut. 
Historiani Francës Zhan Klod Faverial, që i ka rënë kryq e tërthor gadishullit Ballkanik për një kohë relativisht të gjatë:  në veprën e tij  " Historie de  l'Albanie" thekson:  " Deri në shekullin e XIII - të, Shqiptarët janë mbajtur për Katolikë të pastër. Për këtë ne kemi dhënë dëshmi, dhe do të mund të jepnim shumë të tjera. Ishin Komnenët që për interesa krejtësisht polititike, duke propaganduar konvertimin në ritin e kishës Greke, si shpërblim të uljeve  të taksave dhe të favoreve të ndryshme fiskale, gjithashtu një pjesmarrje shumë më të gjerë në administratën lokale dhe qëndrore të pushtetit. Propaganda e tyre pati një efekt të madh, kështu që Jugu i  Arbërisë mbas rreth një gjysëm shekulli  u konvertua në kishën e ritit Grek, duke ndryshuar radikalisht një nga kolonat etnike të vëndit. Ndërsa në Veriun e Arbërisë ndodhi krejt e kundërta, falë ndikimit të  ipeshkëve Latine, të vendosur nga Normanët dhe Anzhuinët në  Kaninë  (jug),  Durrës, Korfuz, Shkodër etj, kështu Arbërorët e kundërshtuan me forcë propagandën e kishës Sllave që kishte të njëjtin qëllim me atë Bizantine- Greke nëJug, duke kaluar në vitin 1318 në kryengritje të armatosur kundër Zhupanit Serb Milutin. Pas kësaj kryengritje popullor masive,   Arbëria e Veriut jo vetëm  i kishte dhënë një grusht vdekjeprurës influencës politike të Zhupanëve (Milutin vdiq nga marazi  në vitin 1321 dhe u varros në Shkup), por eliminoj pothuajse krejtësisht rrezikun e një një konvertimi masiv në ortodoksinë Serbe."  Me betejën e fushë- Kosovës ( ose quajtur ndryshe fusha e mullenjave) dhe fitoren e Turqëve Osmanë Ballkani i dorëzohet një pushtimi dhe presioni të egër në të gjitha planet. Princët, kontët,  dhe dukët Arbërorë megjithë kryengritjen e vazhdueshme, nuk arrinin asnjëherë të sinkronizonin  veprimet e tyre politike me njëri tjetrin, duke u shëndrruar kështu në humbës kronikë, përballë një fuqie gjigande siq ishte perandoria Osmane. Kruja e themeluar nga princi i Skurajt Karl Topia në vitin 1338 ( sipas Pukëvilit), dorëzohet nga princi Gjon Kastrioti në dhjetvjetshin e dytë të  shekullit XV - të, dhe bashkë me të edhe të katër djemtë e tij si pasojë e humbjes së një betejë me Osmanët. 

Beslidhja e Lezhës është akti vendimtar politik i themeleve të NACIONIT. ARBËROR,  dhe pjesmarrja e Dukagjinave si protagonistë të padiskutueshëm i jep  dukatit  ( principatës) së  Gjinëve ose e quajtur më vonë Dukagjinëve një rol themelor në të gjithë rezistencën antiosmane të udhëhequra nga GJERGJ. KASTRIOTI. SKËNDERBEU. Lufta e paepur Arbërore në një gjeopolitike Ballkanike dhe Europiane të fragmentarizuar deri në absurdit, përkundrejt një fuqie ekspansive dhe asimiluese tepër të rrezikshme siq ishte perandoria Osmane, nxirrte në plan të parë si asnjëherë tjetër në histori, rezistencën e paepur Arbërore në shkallë kontinenti. 
Fitoret e shumta në beteja krejtësisht të pabarabarta dhe mposhtja e dy sulltanëve,  elektrizoj dhe shtangu gjithë Europën, duke nxjerrë në dritën e historisë  si një faktor vendimtar i rezistencës një popull që kishte kapërcyer për herë të parë në historinë e tij mijëvjeçare pragun e një Etnie autoktonë, për tu shëndrruar në një NACION,  ashtu siq po ndodhte në mesjetën e vonshme me shumë popuj të tjerë të kontinentit.
Vdekja e papritur e papritur e  GJERGJ KASTRIOTIT  SKËNDERBEUT,  ishte një humbje e atyre përmasave që në historinë e mëvonshme nuk u zëvëndësua kurrë. Boshllëku mes TIJ  dhe personaliteteve të tjera të universit Arbëror të kohës ishte tepër i madh, çfarë e tregoj pa dyshimin më të vogël gjthë vazhdimësia pas humbjes. Nuk është rastësi që kur mori vesh vdekjen e  KASTRIOTIT,  Lekë Dukagjini në një rit gjame  që vinte nga thellësitë e mijëvjeçarëve,  filloj të shkulte flokët dhe të çjerrë faqet  " sot u shembën kështjellat dhe ledhet tona, u ligështuan zemrat në gjokset tona, sot u thyen shpatat, heshtat dhe shqytet tona, sot Arbërinë  anembanë kufinjëve të saj e mbuloj zia  dhe gjama,, sot humbën shpresat  dhe liria jonë"

Kuja mortore e Lekës nuk ishte gjama e zakonshme e humbjes së një njeriu të afërt,  një miku të shtrenjtë  apo një tragjedie familiare,  piskama e tij mortore ishte në të gjitha dimensionet e saj, profecia e zezë e së ardhmes  Arbërore dhe shumë më gjërë.  Askush tjetër në Arbërinë e kohës nuk e ndjente  në të gjithë egzistencën e tij  si Arbëror, burrë, luftëtar, bashkëshort,  princ etj humbjen që la pas një  vdekja e Prijësit.
Pas kësaj ngjarje të kobshme (si për çudi armiku më i madh shprehej kështu " vdiq luani i vetëm i Europës, tani askush nuk mund të më ndalojë  të jetë e imja" ), Lekë Dukagjini e ndjente në gjithë qënjen e tij se koha e kishte ngarkuar të gjente zgjidhjen e vazhdimësisë së vetë egzistencës së popullit që i përkiste, në rast të kundërt e priste vrima e zezë  e zhdukjes si Etni, Popull,  Gjuhë, Besim, Kulturë,  Balada, Kode,
Këngë,  Vajtime, Kostume, Ligje,  Legjenda, Epos etj,  urrejtja Osmane  do të kërkonte të fshinte nga faqja e  dheut nëse ishte e mundur gjithë kujtesën mijëvjeçare  gjithë memorien  që kishte grumbulluar në histori, për ta shëndrruar  përgjithmonë egzistencën e tij të mëvonshme duke i damkosur statusin e skllavit të përjetshëm. Lekë Dukagjini e dinte më mirë se askush tjetër se as ai vetë dhe as bashkëkohësit  e tij nuk mund të zinin vëndin e gjigandit GJERGJ, si rrjedhojë rezistenca e mëtejshme do të ishte koha që i kishte mbetur, për të përmbushur misionin që e ndjente më shumë se askush tjetër  ti rëndonte mbi shpatulla.

Në çdo moment të jetës mendonte së  si pas vdekjes së Heroit, duhej organizuar populli Arbëror për të dalë nga nata e zezë Osmane me identitetin e tij,  dhe për tju bashkuar agut të lirisë që një ditë do të vinte patjetër në gadishullin e gjymtuar  nga gjakderdhjet e shumta, dhe që nuk gjente asnjëherë  ekuilibrin gjeopolitik që përballej me mostrën.  Rrezikut të përditshëm të gllabërimit Osman i shtohej lukunia e fqinjëve që nën robërinë e përbashkët, thurnin planet më ogurzeza të coptimit të popullit më të vjetër të kontinentit dhe në këtë drejtim bëheshin vegla vullnetare në duart e pushtuesit të egër.
Megjithse drejtonte dhe kordinonte rezistencën në të gjithë hapsirat Arbërore, ishte i ndërgjegjshëm se nuk mund të duronte gjatë, hemoragjia e humbjeve në beteja dhe akoma më shumë e ikjeve përtej  detit,  rrezikonte ta linte Arbërinë një shkretëtirë në qiell të hapur nga vendasit dhe një  parajsë për kolonët e stepave. Koha ishte e shkurtër edhe pse mosha e Lekë Dukagjinit ishte e avancuar në vite.   Një njohës i thellë i kulturës së kohës dhe i legjislscioneve që perandoria e Romës dhe dinastitë ILIRE i kishin lënë trashëgim kontinentit.  Një njohës i shkëlqyer i trashëgimisë gojore të kodeve juridike ILIRO - ARBËRORE, transmetuar në mijëvjeçare gojarisht me ndryshime të pakta, i historisë së mundimshme  dhe i  psikologjisë së popullit të tij,  vëndit ku vepronte në ndryshimet, dukuritë e shtresëzimet që e shoqëronin në të gjitha krahinat, besën e tij legjendare  që e kishte shfrytëzuar me një mjeshtri të rrallë edhe prijësi i vdekur, në luftën e madhe.
Pjesmarrja personale në mijëra kuvende  ARBËRORE që nga BESLIDHJA e madhe e deri tek mosmarrëveshjet mes dy fshatarëve, i kishte dhënë një përvojë të atillë që askush tjetër nga aristokracia Arbërore e kishte.
I lindur me një zgjuarsi natyrore bashkuar edhe energjinë e madhe të luftëtarit të radhëve të para,  dhe  përvojën e gjatë në betejat me armë dhe ato juridike e bënte Lekë Dukagjinin një personalitet  shumëdimensional të kohës, edhe pse nuk mund të zëvendësonte kurrë boshllëkun e lënë nga humbja e  HEROIT. 
Kodi i vjetër juridik i transmetuar gojarisht nuk ishte vetëm rregullatori  origjinal i jetës, por, njëkohësisht një pasuri e pashtershme historike,  si Gjuha, Besimi,  Baladat,  Kostumet, Zakonet,  Këngët, Vajet,  Legjendat,  Eposi, etj, ishte shumë më shumë se sa një legjislacion.............!
Në këtë strukturë të një rëndësie të jashtëzakonshme, mendoj të bënte ndërhyrjen e tij Lekë Dukagjini.
Duke mos patur njohuri të sakta se si ishte kodi i vjetër juridik para Dukagjinit, vetëm mund të imagjinojmë se si mund të ishte, dhe ku mund të ketë bërë ndërhyrjet, apo edhe eliminimin e plotë të neneve të ndryshme me zëvendësime të reja.

Neni 122:  
I miri e i keqi kanë një çmim,  kodi (kanuni është terminologji Turke që rrjedh nga fjala Latine Kanone) i mban për burra.  "Në kandar të vet seicili peshon katërqind derhem".
Kush të vrasë njerin, pra,  kje burrë a grue,, djalë a çikë, a edhe ferishte djepi, i mirë a shëmtim për dukë, kryeplak a stërplak,  i  pasë a i papasë,  fisnik a firuk, ndëshkimi asht njindoret..
Ajo që të habit është se në kodin juridik më të përgjakshëm që ka egzistuar ndonjëherë, ka një barazi të tillë që nuk besoj të ketë egzistuar realisht, përfshirë këtu edhe ato bashkëkohore.
Këtu mbreti është i barabartë me një barbon,  miliarderi  është njëlloj  si ai që ska një dysh,  një  foshnjë dhe një  grua e çdo moshe qoftë,  është krejtësisht e barabartë  me  burrin  e çdo lloj klase sociale  që ti përkasë.
Duket se Lekë Dukagjini nuk ka idenë e ndarjes sociale, edhe  pse vetë i përket aristokracisë më të lartë. Arbërore.  Ku e ka qëllimin?
Meszhin  e rezistencës kundër çdo lloj asimilimi dhe për  një kohë relativisht të papërcaktuar,  nuk  do mundej  kurrë ta transmetonte  në kohë vetëm një klasë apo shtresëzim social, mesagjeri do ti ishte një.  popull  i  tërë pa asnjë lloj  dallimi mes tyre,  përndryshe,   nuk do të funksiononte  kurrën e kurrës.

Neni  97
Nderi dhe miku:
Nderimin më të madh mbas sodit,  kodi urdhnon me ja ba mikut.  Shpia  e Shqyptarit  është e zotit dhe  e mikut.  Për mik kodi njef çdo njeri që i thërret në derë të shpisë.  Haj  i dheas  a i fisit, haj  mik a  anmik,  ase  i çdo besimi ai kjoftë,  kur ti thërrasësë kundrejt  ase te dera,  asht miku i shpisë.  Miku sa më i largët të  jetë e sa më i randë,  aq më të madhe  ja nep kodi nderën  e rojës.
Në cilin. Kod juridik  në historinë e njerëzimit  pritet dhe trajtohet MIKU si HYJNI,  kush tjetër e sakrifikon  jetën e  tij dhe të familjes,  nëse miku i vritet në besë???

Neni  111
Besa:
Besa asht një  vadë  lirie e sigurimi,  që shpia  e  të  vramit  i jep dorarësit  e  shpijarëve  të tij,  tuj  mos  i ndjek për gjak përkohësisht e  mje  në vadë të caktueme..............
Për mik të premë  rrallë nepet  besë.
Nuk  rezulton në historinë  që njohim se institucioni i BESËS  që ka plazmuar  historinë  ILIRO- ARBËRORE në mijëvjeçare,  të ketë një shembull të dytë të ngjashëm  me një popull tjetër. Ishte pikërisht  ky institucion,  ku. GJERGJ. KASTRIOTI  SKËNDËRBEU   u mbështet me një mjeshtëri  e karizmën e një lideri e strategu të madh, për të bashkuar princat  ARBËRORË në një Beslidhje të pa ngjashme në histori.
Me Beslidhjdhjen e Lezhës ku. Dukagjinasit ishin ndër protagonistët  kryesorë,   populli Arbëror kapërceu për herë të parë pragun ndarës që ndan Etninë nga Nacioni, dhe me një protagonizëm të pangjashëm në gadishull dhe më gjërë hyn në dritën e historisë. Europiane si i barabartë  mes të barabartëve me popuj të tjerë shumë më të mëdhenj që kishin formuar institucionet e nevojshme politike nacionale.
Pikërisht këtë institucion të rëndësishëm plazmon Lekë  Dukagjini, për të reformuar radikalisht kodin e vjetër juridik, për ta përshtatur me rrethana e ekuilibre krejt të reja, që i diktonte situata gjeopolitike dhe kërcënimi i pushtuesit më të egër të historisë,  që mund të fshinte nga faqja e dheut  çdo lloj vlere identiteti në Arbërinë e kohës.
Nuk ishte as rastësi as lajthitje momenti kur sulltan Murati i II- të dekreton në vitin 1447 pas K,  se në çdo territor të pushtuar apo që do të pushtohej më vonë në Arnautistan, të gjitha kishat katolike autoktone të kthehen në xhamia.
Pas fshirjes së besimit do ti vinte radha gjuhës, kështu  për të fshirë nga memoria e këtij  populli dy kolonat  e identitetit  që skllavërimi i mëvonshëm të ishte një proçes i lehtë dhe i sigurtë.
Lekë Dukagjini e ndjente  në të gjithë egzistencën  e tij si princ, luftëtar  e Arbëror se vetëm duke. pregatitur një popull të rezistencës së gjatë me një mekanizëm juridik të studjuar deri në detaje,  me. aftësinë  të përgatiste një popull për rezistencë radikale shumëplanëshe kundër një pushtuesit më të egër që radikalizmin e kishte gjuhë të përditshme.


 

COMMENTS

Publicite

Name

Shqiperia,1,
ltr
item
Alldailydose: KODI JURIDIK ILIRO - ARBËROR. DHE AUTORSIA E LEK DUKAGJINIT!
KODI JURIDIK ILIRO - ARBËROR. DHE AUTORSIA E LEK DUKAGJINIT!
https://1.bp.blogspot.com/-EOXb0KEAErA/X0_X73k_wcI/AAAAAAAADxo/5tyoEqyrGyQI4zPj_rOKi-DxGQfHvl5XQCLcBGAsYHQ/s320/20200902_193429.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-EOXb0KEAErA/X0_X73k_wcI/AAAAAAAADxo/5tyoEqyrGyQI4zPj_rOKi-DxGQfHvl5XQCLcBGAsYHQ/s72-c/20200902_193429.jpg
Alldailydose
https://www.alldailydose.com/2020/09/kodi-juridik-iliro-arberor-dhe-autorsia.html
https://www.alldailydose.com/
https://www.alldailydose.com/
https://www.alldailydose.com/2020/09/kodi-juridik-iliro-arberor-dhe-autorsia.html
true
3890613646967640080
UTF-8
Loaded All Posts Not found any posts VIEW ALL Readmore Reply Cancel reply Delete By Home PAGES POSTS View All RECOMMENDED FOR YOU LABEL ARCHIVE SEARCH ALL POSTS Not found any post match with your request Back Home Sunday Monday Tuesday Wednesday Thursday Friday Saturday Sun Mon Tue Wed Thu Fri Sat January February March April May June July August September October November December Jan Feb Mar Apr May Jun Jul Aug Sep Oct Nov Dec just now 1 minute ago $$1$$ minutes ago 1 hour ago $$1$$ hours ago Yesterday $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago more than 5 weeks ago Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Copy All Code Select All Code All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy