Nandё Malet e Dibrёs “Skënderbeu, falë Dibrës, mundi të konsolidojë pushtetin e vet duke përballuar për 24 vjet ushtritë tona. Midis ti...
Nandё Malet e Dibrёs
“Skënderbeu, falë Dibrës, mundi të konsolidojë pushtetin e vet duke përballuar për 24 vjet ushtritë tona. Midis tij dhe gjeneralëve tanë, përfundimi i luftimeve varej gjithmonë nga mposhtja e “Nandë Maleve të dy Dibrave”.
Basri beg Dukagjini,
( Feti Pasha, Shballkanizimi i Orientit, Paris, 1919, f.13 )
Një autor anonim, në vitin 1866, ka shkruar:
« Nëndë Malet e Dibrës, apo Malësia e Dibrës paraqet thelbin e vërtetë shoqëror të Gegërisë. Atje gjenden të rujtura doket e vjetra shqiptare,si dhe kodi i pashkruar i Skënderbeut, i bartur brez pas brezi,gjerë në ditët e sotme me dlirësinë e tij të lashtë».
Kanuni i Maleve të Dibrës, 12 paragrafet:
1. Malet te qendrojne njëri me tjetrin në çdo kohë rast e rrethanë.
2. Territori i tyre të quhet i të gjithëve; çdo pëllëmbë e një mali të quhet e të Nandë Maleve dhe po u cenua ndonjëri prej tyre, kushdo e kudoqoftë, të mbrohet nga të gjithë.
3. Në Grykë të Vogël, që është në ballë të sulmeve turke, të vendoset një roje e përhershme, që të lajmërojë kur të vijnë turqit.
4. Asnjë malësor i Nandë Maleve të Dibrës të mos pranojë tituj e grada si pasha apo spahi dhe të mos shërbejë në ushtrinë dhe administratën osmane.
5. Kush hyn në shërbim të shtetit turk, të përjashtohet nga Malet përgjithmonë.
6. Të mos i dorëzohen armët Turqisë.
7. Po të kërkojë ndihmë Topalltia ose ndonjë krahinë tjetër në luftë kundër turqve, t’i jepet.
8. Secili “mal”, në tubimet popullore të zgjedhë plakun e vet, për vendosjen e karareve.
9. Secili plak të ketë tre-katër çekiç (ndihmës), që do të gjykojë vrasjet për hakmarrje.
10. Po të vritej plaku, i cili qëndron i paarmatosur, vrasësi pushkatohet, t’i digjet shtëpia dhe familja të dëbohet për një kohë të caktuar ose t’i priten pemët dhe t’i merret toka.
11. Në rast lufte kundër turqve, ndalohet çdo lloj hakmarrje.
12. Ndalohet pushka në gra, fëmijë dhe pleq të paarmatosur.
COMMENTS