Para takimit me kryeministrin grek Mitsotakis, Presidenti francez Emanuel Macron foli për veprime të papranueshme të Turqisë në detin Mesdhe...
Para takimit me kryeministrin grek Mitsotakis, Presidenti francez Emanuel Macron foli për veprime të papranueshme të Turqisë në detin Mesdhe dhe i doli sërish në krah Greqisë.
“Turqia nuk është më një aleat në rajon. Edhe pse është një vend anëtar i NATO-s, nuk sillet si i tillë.
Veprimet që po ndërmerr Turqia në Mesdhe janë të papranueshme.
Turqia nuk përfilli të drejtat e Greqisë dhe nënshkroi marrëveshjen e kufirit me Libinë që është e papranueshme”, tha Macron.
Macron kërkoi nga Bashkimi Europian që të jetë më i ashpër me Erdoganin:
“Turqia nuk mund të veprojë me gjuhë provokimi. Turqit janë një popull i madh, por edhe ne europianët duhet që të qëndrojmë më të ashpër ndaj qeverisjes së Erdogan. Turqia është në fantazinë e krijimit të një perandorie”.
Nga Ankaraja reagoi zëdhënësi i partisë në pushtet, Omer Çelik, i cili u shpreh se edhe Turqia do t’i tregojë vijën e kuqe Macronit në Mesdhe dhe Franca do të marrë përgjigjen e duhur.
Ndërkohë tensioni në rajon vijon. Mediat greke shkruajnë se Franca i ka shitur një fregatë dhe i ka dhënë dy të tjera me qira Greqisë.
Ndërkaq Turqia po përgatitet të ndezë motorët e anijes tjetër sondazh për kërkime në Mesdhe.
Kështu veç Oruc Reisit e Barbarosit, do të jetë në aksion edhe anija tjetër Kanuni, ndërsa pritet sërish zgjatja e afatit për kërkime.
COMMENTS