Publicite

“SHQIPTARËT KANË QENË NË GREQI GJITHMONË” “Dihet që në gjithë botën fliten gjuhë të ndryshme.

“SHQIPTARËT KANË QENË NË GREQI GJITHMONË” “Dihet që në gjithë botën fliten gjuhë të ndryshme. Midis tyre, pesë janë gjuhët ortodokse që flit...


“SHQIPTARËT KANË QENË NË GREQI GJITHMONË”

“Dihet që në gjithë botën fliten gjuhë të ndryshme.

Midis tyre, pesë janë gjuhët ortodokse që fliten nga: bullgarët, grekët, sirianët, iberianët (gjeorgjianët) dhe rusët.Tre nga këta kanë alfabet ortodoks: grekët, bullgarët dhe iberianët.

Janë dymbëdhjetë gjuhë të tjera që u përkasin popullsive gjysëm-besimtare:alemanians,frëng,magjarët,(hungarezët) indianët, jacobitët, armenët, aksonët, polakët, arbanasit (shqiptarët), kroatët, hizi, gjermanët.” - ANONIM (1000 – 1018)*

EKSKLUZIVE NGA PIRO P. TASE

Çështja e origjinës së popullit shqiptar ende vazhdon të bëhet objekt i mendimeve të kundërta midis etnologëve të ndryshëm të botës. Shumë teori janë parashtruar për zgidhjen e problemit në lidhje me  prejardhjen e këtij populli. Sot, përgjithësisht, pranohet se shqiptarët janë raca më e vjetër në Evropën jug-lindore. Të gjithë treguesit provojnë se ata janë para-ardhësit e racës ariane, të cilët përfaqësohen në kohët historike nga fiset ilire, maqedonase dhe epirote.

Sipas mendimit të pjesës më të madhe të etnologëve dhe linguistëve, Ilirët formonin bërthamën para-helenike, popullsinë Tyrrhenopellazgjike, e cila popullonte pjesën jugore të gadishullit dhe shtrihej deri në Thrakë dhe Itali. Ilirët ishin, gjithashtu, pellazgë, por në një sens më të gjerë. Sidoqoftë, pranohet se nga këto raca  të afërta me njëra-tjetrën, të përshkruara nga shkrimtarët e lashtë grekë, si“barbarë”dhe“jo-helenikë”, ilirët kanë qënë para-ardhësit e gegëve ose shqiptarëve të veriut dhe epirotët, para-ardhësit e toskëve ose shqiptarëve të jugut. Ky mendim i përgjithshën buron nga  dëshmia e Strabonit, historian grek, gjeograf dhe filozof i cili,  në ditët e sotme, është bërë mjaft i njohur me “Gjeografinë” e tij, libër  me 17 vëllime, ku flet për historinë e popujve dhe vendeve të ndryshëm, kudo në botë, duke i përshkruar ato, ashtu siç  mundi  t’i njihte vetë dhe ku thotë se Via–Egnatia(2) që, sipas tij është kufiri ndarës midis Ilirisë dhe Epirit, aktualisht korespondon me shtratin e lumit Shkumbin, i cili ndan gegërinë nga toskëria.

I njëjti gjeograf dëshmon se epirotët janë quajtur, gjithashtu, pellazgë. Perëndia e pellazgëve, Zeusi, kujtimi i të cilit ende vazhdon të mbijetojë tek shqiptarët e sotëm me emërtimin “Zot” ka qënë adhuruar nga Dodona, ku ndodhet orakulli më i njohur i kohëve antike. Sipas Herodotit, zona e banuar përreth Dodonës është quajtur Pellazgji. Këto dëshmi të etnologëve, gjithashtu, përforcohen edhe nga traditat e paprekuara të vendasve, të cilët me krenari e quajnë veten e tyre pasardhës të popullsisë autoktone të Gadishullit të Ballkanit.

Një provë tjetër bindëse për prejardhjen e shqiptarëve nga popullsia iliro-pellazgjike,  vjen nga  studimi që i është bërë gjuhës shqipe. E folura shqipe është krejtësisht e ndryshme nga ajo e  vendeve fqinjë. Kjo gjuhë, në mënyrë të veçantë, paraqet interes pasi është e vetmja gjuhë që përfaqëson të ashtuquajturin grup të gjuhëve thrako-ilire, e folura primitive e banorëve të Gadishullit Ballkanik që ka mundur të mbijetojë.

Me kalimin e kohëve, gjuha shqipe ka pësuar ndryshime duke u ‘mbarsur’ me një numër të madh fjalësh të huaja, kryesisht, të gjuhës së vjetër greke dhe latine, më të reja se gjuha shqipe, por nga ana tjetër, vihen re tregues të qartë që flasin për ndikimin e gjuhës  primitive ilire tek zhvillimet  gramatikore  të gjuhëve që fliten sot në Gadishullin e Ballkanit.

­­­­­­­­­­­­­­­­Por le t’i referohemi Babait të Historisë, historianit të lashtësisë greke, Herodotit, i cili sikurse edhe Homeri i përshkruan pellazgët bashkëkohës të mbijetuar të epokës kur jetoi vetë, dhe folës të dialekteve të kuptueshëm nga shumica. Ai  njihet si autori i parë që zë në gojë emrin e Ilirëve. Në veprën e tij gjënden të dhëna të rëndësishme për Pellazgët. Herodoti dëshmon se Pellazgët nuk ishin greqishtfolës. Si arrin ai në këtë konkluzion? Ai pohon se raca Joniane, ku bëjnë pjesë dhe Athinasit, kanë qënë pellazgë. Midis të tjerave, thotë: “Unë nuk jam në gjendje që të provoj,  me siguri,  gjuhën që flisnin pellazgët. Sidoqoftë, është e pranueshme të bësh një konkluzion  prej gjuhës së folur nga pellazgët të cilët jetojnë akoma. Ka pellazgë të cilët kanë mundur të jetojnë në qytetin Kreston. (të cilët sot quhen thesaliotë). Gjenden të tjerë pellazgë të sistemuar në Plakia dhe Skylake në Hellespont. (Dikur banorë të Atikës bashkë më Athinasit). Gjenden, gjithashtu, një numër komunitetesh të vogla pellazge që e kanë quajtur veten me tjetër emër. Në se do të më lejohej të nxirrja një konkluzion nga këto raste,  atëhere na jepet e drejta  të themi se pellazgët  kanë qënë folës të një gjuhe  të ndryshme nga ajo greke .“…Sipas këtij konkluzioni të Herodotit, del se pellazgët kanë qënë jo-greqishtfolës, se athinasit, duke qënë pellazgë, mund ta kenë ndryshuar gjuhën e tyre me qëllim që të bëhen Helenë. (Arnold Tonybee, “Disa probleme mbi historinë e Greqisë” Londër, 1969,fq.126) Të njëjtën gjë dëshmon edhe “Një Fjalor i Vogël Klasik për Biografi, Mitologji dhe Gjeografi.“ Aty lexojmë: “Banorët më të vjetër, të periudhës parahelenike, të cilët ndërtuan edhe tempullin e Dodonës së Zeusit (Jupiterit), sipas Herodotit, ishin jo-greqishtfolës, ose siç do të quhen nga të tjerët, jo me kuptim të keq të fjalës,  ‘barbarë’.” Është shënuar se, në hapësirën kohore midis viteve 432, 430, 429, para erës së re, Thucydides i quan Khaonët, Thesprotët, Molosët dhe Atintanesit, barbarë. Termi ‘barbarë’ përdoret si e kundërta e emërtimit ‘Hellen’. (Hammond. “Historia e Greqisë deri në vitin 322 para e.re”,Oxford, 1963. fq.536)

*  Fragment nga Radoslav Grujic: “Legenda iz vremena Cara Samuila o poreklu naroda”. në: Glasnik skopskog naucnog drustva, Skopje, 13 (1934), p. 198 200. Përkthyer në gjuhën angleze nga Dr.Robert Elsie prej ‘The Old Church Slavonic’.  Botuar për herë të parë nga ai tek: “Early Albania, a Reader of Historical Texts”, 11th - 17th Centuries, Wiesbaden 2003, p. 3.]

Është gjëndur brënda një dorëshkrimi në sërbisht, të vitit 1628  dhe të botuar për herë të parë më 1934 nga Radoslav Grujic. Ky fragment përpiqet të shpjegojë origjinën e popujve dhe të gjuhëve. Sipas tij Bota është e ndarë  në 72 grupe sipas gjuhës dhe  në tre kategori  sipas besimit: Ortodoks, gjysëm besimtarë (ose  jo- ortodoksë të krishterë) dhe  jo-besimtarë. Në një kohë kur, Sërbët, as që përmenden fare, të bie në sy që Shqiptarët, në këtë kohë ende një përzjerje fisesh që jetonin në thellësi të kontinentit, kanë gjetur vend në këtë grupim mes popujve  gjysëm-besimtarë. Po të marrim parasysh datimin e Grujic-it, i bazuar në përmbajtjen e tekstit, mund të them se ky është dokumenti më i vjetër i shkruar i cili na i jep shqiptarët si një popull më vete dhe që  i përkasin një grupimi të veçantë gjuhe të folur.


 

COMMENTS

Publicite

Name

Shqiperia,1,
ltr
item
Alldailydose: “SHQIPTARËT KANË QENË NË GREQI GJITHMONË” “Dihet që në gjithë botën fliten gjuhë të ndryshme.
“SHQIPTARËT KANË QENË NË GREQI GJITHMONË” “Dihet që në gjithë botën fliten gjuhë të ndryshme.
https://1.bp.blogspot.com/-zfRegcI1DH0/X1zpQ6ZhAII/AAAAAAAAD8g/N8nS_lcBsfo3wZV8V2r7dA5nJuxQK3VrwCLcBGAsYHQ/s320/FB_IMG_1599924156546.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-zfRegcI1DH0/X1zpQ6ZhAII/AAAAAAAAD8g/N8nS_lcBsfo3wZV8V2r7dA5nJuxQK3VrwCLcBGAsYHQ/s72-c/FB_IMG_1599924156546.jpg
Alldailydose
https://www.alldailydose.com/2020/09/shqiptaret-kane-qene-ne-greqi-gjithmone.html
https://www.alldailydose.com/
https://www.alldailydose.com/
https://www.alldailydose.com/2020/09/shqiptaret-kane-qene-ne-greqi-gjithmone.html
true
3890613646967640080
UTF-8
Loaded All Posts Not found any posts VIEW ALL Readmore Reply Cancel reply Delete By Home PAGES POSTS View All RECOMMENDED FOR YOU LABEL ARCHIVE SEARCH ALL POSTS Not found any post match with your request Back Home Sunday Monday Tuesday Wednesday Thursday Friday Saturday Sun Mon Tue Wed Thu Fri Sat January February March April May June July August September October November December Jan Feb Mar Apr May Jun Jul Aug Sep Oct Nov Dec just now 1 minute ago $$1$$ minutes ago 1 hour ago $$1$$ hours ago Yesterday $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago more than 5 weeks ago Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Copy All Code Select All Code All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy