Publicite

Dritan Abazoviq thotë se Skënderbeu kishte prindër serbë

Dritan Abazoviq është lindur ne 1985 në një familje shqiptare në Ulqin dhe është shkolluar në Universitetin e Malit te Zi si dhe në Universi...


Dritan Abazoviq është lindur ne 1985 në një familje shqiptare në Ulqin dhe është shkolluar në Universitetin e Malit te Zi si dhe në Universitetin e Sarajevës.

Duke u nisur nga familja e tij shqiptare, shumëkush priste një politikan tjetër në Malin e Zi, krenar për flamurin kuq e zi, por Dritan Abazoviq, nuk shfaqet i tillë. Ai drejton një forcë politike në krye të së cilës janë malazezë dhe serbë, ndërsa gjuha shqipe nuk është pjesë, të paktën në publikimet në faqen zyrtare të Partisë URA, aksioni i bashkuar për reformat. Në krye të kësaj force politike që ka marrë katër mandate dhe mund të bëjë dallimin në Malin e zi, Dritan Abazoviq erdhi pas largimit të themeluesit të saj, biznesmenit Zharko Rakçeviq.

Më herët Abazoviq ka qenë në grupimin Mali i Zi, pozitiv, por pas përçarjes së partisë u largua prej andej. Gjatë kohës kur ka qenë deputet, Dritan Abazoviç ishte një nga zërat e fortë opozitarë kundër qeverisë së Gjukanoviç. Natyrën e tij aspak nacionaliste, politikani i ri e ka ndërtuar mbi deklarime politike mbi etnitë. Ai flet shumë mirë gjuhën shqipe. Top Channel e intervistoi ditën e zgjedhjeve.

Por shqiptarëve jo vetëm në Malin e Zi i ka bërë përshtypje fakti se Abazoviq është i bindur se Skënderbeu është me prejardhje sllave, serbe. Kjo është një interviste e tij, para se në Ulqin të vendosej shtatorja e Gjergj Kastrioti Skënderbeut

Ata që e njohin në Malin e Zi, e kategorizojnë Abazoviq në mesin e atyre shqiptarëve që morën identitet jugosllav. Në këtë mënyrë shpjegojnë edhe se si familja e tij Abazi, u quajt Abazoviq. Në krye të koalicionit, e zeza në të bardhë, një emërtim simbolik ky, Dritan Abazoviq është shprehur kundër asaj që e cilëson regjim 30 vjeçar të Gjukanoviq dhe se mafia nuk do drejtojë më malin e zi. Por ende mbetet për të parë se si do të bashkëpunojë një forcë liberale si URA me opozitën nacionaliste pro serbë të Malit të Zi.




 

COMMENTS

Publicite

Name

Shqiperia,1,
ltr
item
Alldailydose: Dritan Abazoviq thotë se Skënderbeu kishte prindër serbë
Dritan Abazoviq thotë se Skënderbeu kishte prindër serbë
https://1.bp.blogspot.com/-fPDGnlx4Xqs/X093Y3MJosI/AAAAAAAADxQ/SNzNcAquKVkKUQe4u2fSpmb8ODrJZFVwACLcBGAsYHQ/s640/20200902_124259.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-fPDGnlx4Xqs/X093Y3MJosI/AAAAAAAADxQ/SNzNcAquKVkKUQe4u2fSpmb8ODrJZFVwACLcBGAsYHQ/s72-c/20200902_124259.jpg
Alldailydose
https://www.alldailydose.com/2020/09/vidio-dritan-abazoviq-thote-se.html
https://www.alldailydose.com/
https://www.alldailydose.com/
https://www.alldailydose.com/2020/09/vidio-dritan-abazoviq-thote-se.html
true
3890613646967640080
UTF-8
Loaded All Posts Not found any posts VIEW ALL Readmore Reply Cancel reply Delete By Home PAGES POSTS View All RECOMMENDED FOR YOU LABEL ARCHIVE SEARCH ALL POSTS Not found any post match with your request Back Home Sunday Monday Tuesday Wednesday Thursday Friday Saturday Sun Mon Tue Wed Thu Fri Sat January February March April May June July August September October November December Jan Feb Mar Apr May Jun Jul Aug Sep Oct Nov Dec just now 1 minute ago $$1$$ minutes ago 1 hour ago $$1$$ hours ago Yesterday $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago more than 5 weeks ago Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Copy All Code Select All Code All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy