Publicite

Cili shtet humbet në Hagë, Shqipëria apo Greqia? Studiuesi jep detaje

Shqipëria dhe Greqia kanë rënë dakord që mosmarrëveshjet për çështjen e detit t’i zgjidhin në Hagë. Kjo qasje u mësua nga vizita që pati në ...


Shqipëria dhe Greqia kanë rënë dakord që mosmarrëveshjet për çështjen e detit t’i zgjidhin në Hagë.

Kjo qasje u mësua nga vizita që pati në Tiranë ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, i cili krahas kësaj, u shpreh optimist edhe për heqjen e ligjit të luftës.

Tema kryesore, e cila tashmë është kthyer në vëmendjen e debatit publik lidhet me atë se cili shtet do të dalë fitues në “betejën” e Hagës? Studiuesi i njohur Agron Alibali i tha Euronews Albania se dakordësia e arritur mes Shqipërisë dhe Greqisë për ta çuar çështjen e detit në Hagë është një hap i mirë në parim, ku shtoi se kjo ndikon në uljen e ngarkesave emocionale mes dy vendeve.

Ai theksoi se në këtë proces nuk do të ketë humbës. Studiuesi Alibali shprehet se praktika ndërkombëtare ka dëshmuar se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka dhënë vendime të drejta, të bazuara sipas parimeve të Konventës së Detit.

“Kam mendimin se zgjidhja e rënë dakord në parim nga të dyja palët është hap pozitiv dhe duhet përshëndetur. Palët kanë mbi 12 vjet që negociojnë dhe mosmarrëveshjet gjatë kësaj periudhë nuk u zgjidhën dot. Praktika ka treguar se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë mund të përcaktojë kufijtë detarë të drejtë, objektivë dhe të ndershëm, në përputhje me Konventën e Detit.

“Kam mendimin se të dyja palët fitojnë, sepse arritja e një kufiri të drejtë është thelbësor për paqen dhe fqinjësinë mes dy vendeve. Dërgimi i çështjes në Hagë i largon ngarkesat e tepërta emocionale. Greqia ka të drejtë që të zgjerojë detin deri në 12 milje, aty ku kjo nuk cenon interesat e shteteve fqinje”, tha ai.

Ai komentoi edhe çështjen e heqjes së ligjit të luftës, që Greqia ka caktuar për Shqipërinë dhe ministri grek e cilësoi si “anakronizëm”.
“Heqja e ligjit të luftës është detyrim i pa përmbushur i palët greke. Shfuqizimi i këtij ligji ka qenë kusht nga Shqipëria për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe”, tha ai./euronews


 

COMMENTS

Publicite

Name

Shqiperia,1,
ltr
item
Alldailydose: Cili shtet humbet në Hagë, Shqipëria apo Greqia? Studiuesi jep detaje
Cili shtet humbet në Hagë, Shqipëria apo Greqia? Studiuesi jep detaje
https://1.bp.blogspot.com/-9_3Yhg9Cgvg/X5Ld5tdySdI/AAAAAAAAEIg/b9oUsapvtRcE_CJ-hkBq7RyqOOre6USFACLcBGAsYHQ/s320/20201023_154111.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-9_3Yhg9Cgvg/X5Ld5tdySdI/AAAAAAAAEIg/b9oUsapvtRcE_CJ-hkBq7RyqOOre6USFACLcBGAsYHQ/s72-c/20201023_154111.jpg
Alldailydose
https://www.alldailydose.com/2020/10/cili-shtet-humbet-ne-hage-shqiperia-apo.html
https://www.alldailydose.com/
https://www.alldailydose.com/
https://www.alldailydose.com/2020/10/cili-shtet-humbet-ne-hage-shqiperia-apo.html
true
3890613646967640080
UTF-8
Loaded All Posts Not found any posts VIEW ALL Readmore Reply Cancel reply Delete By Home PAGES POSTS View All RECOMMENDED FOR YOU LABEL ARCHIVE SEARCH ALL POSTS Not found any post match with your request Back Home Sunday Monday Tuesday Wednesday Thursday Friday Saturday Sun Mon Tue Wed Thu Fri Sat January February March April May June July August September October November December Jan Feb Mar Apr May Jun Jul Aug Sep Oct Nov Dec just now 1 minute ago $$1$$ minutes ago 1 hour ago $$1$$ hours ago Yesterday $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago more than 5 weeks ago Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Copy All Code Select All Code All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy