Publicite

Gëzim Uruçi, eksploratori më i madh shqiptar i të gjitha kohnave

Nga Greta Ljarja Gëzim Uruçi, eksploratori më i madh shqiptar i të gjitha kohnave . Ndèr ma tè randsishmet kujtojm ,zbulimin e shpellave të ...


Nga Greta Ljarja

Gëzim Uruçi, eksploratori më i madh shqiptar i të gjitha kohnave .
Ndèr ma tè randsishmet kujtojm ,zbulimin e shpellave të Gajtanit, zbulimin e autografit të at Shtjefën Gjeçovit, dhe zbulimin e vorrit të një kirurgeje ilire, në fshatin Mëlgushë, në Shkodër, e cila ishte e veshun me një xhubletë, origjinale si këto të sotshmet. I takon shekullit III – II p.e.s. Gjithçka i asht dorëzu Akademisë së Shkencave.!/Pro Gegnishtes


Gëzim Uruci (30 korrik 1949 – 17 dhjetor 2012), u lind në Shkodër.[1] Ka qenë vetëm 5 vjeç, kur në vitin 1950 së bashku me babanë e tij, zbuluan shpellën e Gajtanit pranë fshatit Gur i Zi në Shkodër. Ky ishte vetëm fillimi i një pasioni të madh në fushën e speleologjisë për shkodranin Gëzim Uruçi, i cili konsiderohet si eksploratori më i madh shqiptar i të gjitha kohërave. 62-vjeçari është eksplorues i rreth 3200 shpellave në të gjithë botën dhe mban titullin Profesor Honoris në shkencat speleologjike. Ndonëse 12 vjet më parë një sëmundje e la invalid, ai me një përpjekje mbinjerëzore e mposhti atë. Edhe pse me paterica, Uruçi është pjesë aktive e ekspeditave ndërkombëtare. Shkodra njihet si qyteti që ka nxjerrë emra të shquar në fushën e artit, kulturës dhe të shkencës. Një prej tyre është Gëzim Uruçi. Në vitin 1994, Unioni Internacional i Speleologjisë në Bruksel i dha titullin Profesor; Federata Bullgare e Speleologjisë dhe Unioni Internacional i Astronomisë, e kanë nderuar me medalje; më 1994, në Spanjë iu dha çmimi “Juri Gagarin”.

Ndërsa më 2001, Instituti Biografik i Kembrixhit e përfshiu ndër intelektualët më të shquar të botës. Uruçi është përfshirë në 8 enciklopedi ndërkombëtare, ku e fundit është ajo e vitit 2006 (enciklopedia e speleologjisë së Bullgarisë). Aktualisht, 62-vjeçari që nderoi e nderon qytetin e tij të lindjes dhe Shqipërinë në arenën ndërkombëtare, merr pjesë çdo vit në mjaft konferenca ndërkombëtare. Prof. Uruçi njihet mediatikisht edhe si shqiptari i parë që ngriti flamurin kombtar në Polin e Veriut gjatë një ekspedite të vështirë por të sukseshme.

Gëzim Uruçi, pasionin për zbulime e kërkime e ka trashëguar nga babai i tij, Myftar Uruçi. Ky i fundit, i diplomuar në Perëndim, në vitin 1936, krijoi në Shkodër me disa shokë të tij, shoqërinë e bjeshkatarëve e shpellarëve, si pjesë e shoqërisë “Vllaznimi”. Po nga babai, Gëzimi trashëgoi dhe pasionin për alpinizmin. Në vitin 1970, ai krijoi grupin e parë të speleologëve shqiptarë. Por sipas urdhrit të dhënë nga qeveria e asaj kohe, ky grup speleologësh duhet të shkonin vetëm në disa shpella për eksplorim, si në atë të Jubanit dhe Zhylës në Shkodër; Pirogashit në Jug dhe e Piratëve në Dhërmi. Zhvillimi i speleologjisë do i çonte arkeologët në zbulime të rëndësishme; si mbishkrime të lashta; instrumente litikë; piktura neolitike, siç janë ato në shpellat e Dukagjinit e Kelmendit në Shkodër; në shpellën e Trenit në Korçë; në shpellat e Karaburunit; Dhërmiut e Himarës. Në vitin 1972, zbulimet e tij bëhen prezent në Akademinë e Shkencave, ku Gëzim Uruçi pranohet si bashkëpunëtor për speleologjinë, ndërsa punonte si teknik i mesëm në uzinën mekanike “Drini” në Shkodër./Wikipedia



 

COMMENTS

Publicite

Name

Shqiperia,1,
ltr
item
Alldailydose: Gëzim Uruçi, eksploratori më i madh shqiptar i të gjitha kohnave
Gëzim Uruçi, eksploratori më i madh shqiptar i të gjitha kohnave
https://1.bp.blogspot.com/-Ex9cuEwrDZk/X3nvPjkAkpI/AAAAAAAAEBY/4wKGS9hNpKII2RJUQWR4UecIbakEcnu-wCLcBGAsYHQ/s320/20201004_174912.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-Ex9cuEwrDZk/X3nvPjkAkpI/AAAAAAAAEBY/4wKGS9hNpKII2RJUQWR4UecIbakEcnu-wCLcBGAsYHQ/s72-c/20201004_174912.jpg
Alldailydose
https://www.alldailydose.com/2020/10/gezim-uruci-eksploratori-me-i-madh.html
https://www.alldailydose.com/
https://www.alldailydose.com/
https://www.alldailydose.com/2020/10/gezim-uruci-eksploratori-me-i-madh.html
true
3890613646967640080
UTF-8
Loaded All Posts Not found any posts VIEW ALL Readmore Reply Cancel reply Delete By Home PAGES POSTS View All RECOMMENDED FOR YOU LABEL ARCHIVE SEARCH ALL POSTS Not found any post match with your request Back Home Sunday Monday Tuesday Wednesday Thursday Friday Saturday Sun Mon Tue Wed Thu Fri Sat January February March April May June July August September October November December Jan Feb Mar Apr May Jun Jul Aug Sep Oct Nov Dec just now 1 minute ago $$1$$ minutes ago 1 hour ago $$1$$ hours ago Yesterday $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago more than 5 weeks ago Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Copy All Code Select All Code All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy