Gazetarja Arbana Xharra, ka reaguar pasi në rrjete sociale po shpërndahet një deklaratë e saj, ku pretendohet se ajo kishte deklaruar se “Ko...
Gazetarja Arbana Xharra, ka reaguar pasi në rrjete sociale po shpërndahet një deklaratë e saj, ku pretendohet se ajo kishte deklaruar se “Kosova dhe Serbia duhet të kenë një kryeministër”.
Xharra ka mohuar këtë, duke thënë se është propagandë dhe video e montuar nga përkrahës të presidentit turk Rexhep Tayip Erdogan, përcjell Bota sot.
Ajo ka shpërndarë edhe videon e emisionit origjinal, për të vërtetuar se nuk kishte dhënë një deklaratë të tillë.
Reagimi i saj në Facebook:
Te nderuar miq, eshte duke u shprenda nje video e montuar kunder meje gjeja une kam thene se “Kosova dhe Serbia duhet te kene nje kryeminister”. Kjo propagande eshte duke u bere nga taliban perkrahes te Erdoganit dhe portale te financuara nga Turqia. Eshte montuar nje pjese nga nje prej emisioneve ku kam marre pjese tre vjet me pare. Me poshte po e postoj linkun e emisionit origjinal prej nga eshte montuar deklarata ime dhe mund ta shihni se cfare jane ne gjendje te bejne ekstremistet islamist.
COMMENTS