“Dënoj fuqishëm bastisjen policore në Xhaminë Mevlana në Berlin gjatë faljes së namazit të sabahut”, u shpreh Erdogan në Twitter, duke thënë...
“Dënoj fuqishëm bastisjen policore në Xhaminë Mevlana në Berlin gjatë faljes së namazit të sabahut”, u shpreh Erdogan në Twitter, duke thënë se veprimi i policisë ishte “padyshim i ushqyer nga racizmi dhe islamofobia, duke mospërfillur totalisht lirinë e besimit dhe duke e sjellë Evropën më afër errësirës së Mesjetës”.
“Evropa, e cila për vite me radhë është referuar si djepi i demokracisë, të drejtave të njeriut dhe lirive, sot për fat të keq është kthyer në një strukturë që lufton dallimet brenda saj”, tha Erdogan.
Presidenti i Turqisë gjithashtu theksoi se vendi i tij nuk do të lejojë kurrë asnjë justifikim për shkelje vulgare të ndonjë vendi të adhurimit.
Ai gjithashtu tha se Turqia do të vazhdojë me vendosmëri luftën e saj globale kundër racizmit, ksenofobisë dhe islamofobisë.
Policia gjermane të mërkurën bastisi xhaminë për shkak të një hetimi financiar, përderisa adhuruesit ishin mbledhur për faljen e namazit të sabahut
COMMENTS