Publicite

“Të atin ia quajnë Spiro Dede” Gazetari vërteton origjinën shqiptare të ministrit grek Dendias

Gazetari Nebil Çika ka bërë një postim në Facebook të një ndodhie me babain e ministrit të jashtëm grek, Nikos Dendias. Çika tregon se Dendi...


Gazetari Nebil Çika ka bërë një postim në Facebook të një ndodhie me babain e ministrit të jashtëm grek, Nikos Dendias.

Çika tregon se Dendias është me origjinë shqiptare, dhe se në një takim që ka realizuar me të atin e ministrit, në vitin 1994, Spiro Dede.

Sipas gazetarit, të atit të Nikos Dendias i pëlqente të mbante në zyrën e tij, bustin e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut, dhe se e ka deklaruar hapur se është me origjinë nga një fshat i Himarës, i quajtur Iliazi

Postimi i plotë i gazetarit Nebil Cika

“Të paret e mi ishin luftëtarë te tij “ -Ç’farë më tha i ati i ministrit te jashtëm grek per Skënderbeun !

Këto dite ka qarkulluar në media një lajm për origjinën shqiptare të ministrit te jashtëm grek Nikos Dendias i cili vizito Shqipërinë , në të cilin jam përmendur edhe unë.

Është e vërtetë që e kam takuar disa herë të atin e tij.

Spiro Dede (Dendias) kur botoja e drejtoja gazetën “Saranda” në Sarandë .

Në fillim të viteve 1990 ishte biznesmen dhe kryetar i “Dhomës se Tregtisë ” së Korfuzit. Fliste shumë mirë shqip.

Jo vetëm nuk e mohonte por edhe e theksonte faktin që ishte nga Iliazi një fshat i Bashkisë Himarës , një fshat vetëm pak kilometra ne brendësi të Shqipërisë nga fshati im Borshi .

Të qenit “patriotë” , nga e njëjta zonë na e bënte më të lehtë komunikimin.

Origjinën e tij shqiptarë na e ka deklaruar edhe publikisht kur bashkë me një grup gazetarësh të tjerë ishim të ftuar në Korfuz në 1994 kur Gjermani i dorëzonte Greqisë kryesimin e BE.

Në axhendë kishim edhe një vizitë në dhomën e Tregtisë së Korfuzit ku na priti Spiro Dede . Në zyrën e vet mbante bustin e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbut.

Më bëri përshtypje dhe e pyeta pak i habitur: Se pse mbante në një dhomë tregtie heroin kombëtar të vendit tim. E di që është një prijës e luftëtar i madh por për tregtar nuk e di të ketë qenë – e pyeta ,jo pa qëllim .

Përgjigja e Spiro Dedes më befasoi e me pëlqeu shumë :

“Për tre arsye e mbaj ne zyrë Skënderbeun. E para – ishte një gjeneral i madh! E dyta- luftoi kundër turqve! Dhe e treta, që është edhe restoja ime për ty, (mu drejtua mua )- është se të paret e mi ishin luftëtarë të tij .”

Që Nikos Dendias është me gjak shqiptari kjo nuk vihet në dyshim , por për të gjaku nuk duket se ka rendësi, rëndësi ka si ndjehet e për kë punon ai dhe është e sigurt që deri tani punon për Greqinë.

Qënia e tij gjenetikisht shqiptare nuk i sjell asnjë favor Shqipërisë. 50 % të gjakut, shqiptar, e ka edhe kryeministri Micotaqis . Marika, nëna e tij ishte nga familjet e njohura shqiptare ( arvanitase) të Athinës .

Por sa ai, 50 % shqiptar, e ka gjakun edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama . Gjaku ka rëndësinë e vete në veprimet e një njeriu por ne kemi parë se shumë herë gjëmën, si popull e komb, na e kanë bërë njerëz me gjak shqiptari.

Por me që lajmi u botua në kuadër të marrëdhënieve me Greqinë, ja vlen të kujtojmë se edhe Nepolon Zerva, që drejtoi gjenocidin ndaj çamëve, me gjak shqiptari ishte! Nebil Çika”.

 

COMMENTS

Publicite

Name

Shqiperia,1,
ltr
item
Alldailydose: “Të atin ia quajnë Spiro Dede” Gazetari vërteton origjinën shqiptare të ministrit grek Dendias
“Të atin ia quajnë Spiro Dede” Gazetari vërteton origjinën shqiptare të ministrit grek Dendias
https://1.bp.blogspot.com/-U5LJ6W04rRA/X5HSRED1jrI/AAAAAAAAEIU/Xvja_GGj7Y4dcMkxDaB0Sen4AbKDoBwCwCLcBGAsYHQ/s320/20201022_204010.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-U5LJ6W04rRA/X5HSRED1jrI/AAAAAAAAEIU/Xvja_GGj7Y4dcMkxDaB0Sen4AbKDoBwCwCLcBGAsYHQ/s72-c/20201022_204010.jpg
Alldailydose
https://www.alldailydose.com/2020/10/te-atin-ia-quajne-spiro-dede-gazetari.html
https://www.alldailydose.com/
https://www.alldailydose.com/
https://www.alldailydose.com/2020/10/te-atin-ia-quajne-spiro-dede-gazetari.html
true
3890613646967640080
UTF-8
Loaded All Posts Not found any posts VIEW ALL Readmore Reply Cancel reply Delete By Home PAGES POSTS View All RECOMMENDED FOR YOU LABEL ARCHIVE SEARCH ALL POSTS Not found any post match with your request Back Home Sunday Monday Tuesday Wednesday Thursday Friday Saturday Sun Mon Tue Wed Thu Fri Sat January February March April May June July August September October November December Jan Feb Mar Apr May Jun Jul Aug Sep Oct Nov Dec just now 1 minute ago $$1$$ minutes ago 1 hour ago $$1$$ hours ago Yesterday $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago more than 5 weeks ago Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Copy All Code Select All Code All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy