Publicite

“Turqia s’mund ti ofrojë Shqipërisë atë që i ofron Greqia”/ Gazeta pro-greke në Bruksel nis “presionet”

Vetëm pak ditë nga vizita në Tiranë e ministrit të jashtëm grek Nikos Dendias, gjatë së cilës u ra dakord që “çështja e detit” të shkojë në ...


Vetëm pak ditë nga vizita në Tiranë e ministrit të jashtëm grek Nikos Dendias, gjatë së cilës u ra dakord që “çështja e detit” të shkojë në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, një gazetë që publikohet në Bruksel, “New Europe” dhe që është në pronësi të grekut, Vasil Koronakis ka publikuar një kryeartikull, ku thekson se nëse Shqipëria zgjedh Ankaranë si partner do të humbë mbështetjen e Greqisë për hyrjen në BE.

“Mbetet një pyetje e hapur se çfarë pozicioni do të marrë Turqia në lidhje me këtë marrëveshje, pasi vendi ka treguar një interes të fortë për të përdorur portet shqiptare si baza ushtarake.

Athina ka një pozicion komandues në lidhje me pranimin e ardhshëm të Tiranës në BE; Ankaraja kurrë nuk mund t’i ofronte Tiranës diçka më shumë se Greqia për këtë çështje“, shkruan ndër të tjera gazeta.

Në fund të artikullit “New Europe” flet edhe për çështjen çame, duke i etiketuar shqiptarët e dëbuar nga Greqia si “bashkëpunëtorë të nazizmit”.

Shkrimi i plotë i “New Europë”

Në një kthesë ironike të ngjarjeve historike, Shqipëria dhe Greqia njoftuan bashkërisht më 20 tetor se do kërkonin ndihmë nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë për të gjetur një zgjidhje sa i përket kufirit detar.

Dy shtetet në thelb kishin arritur një marrëveshje në 2009 por grindjet e brendshme politike shqiptare bllokuan zbatimin përfundimtar.

Aksion i drejtuar nga tensioni me Turqinë

Qeveria e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis ka pohuar se ka të drejtë sipas ligjit ndërkombëtar për të zgjeruar ujërat e saj territorialë nga 6 në 12 milje detare në mënyrë të njëanshme përgjatë të gjithë kufijve të saj, por për të shmangur provokimin e Turqisë, e cila ka paralajmëruar fuqimisht hapa të tillë në të kaluarën, plani i veprimit të Athinës zyrtare ka qenë i kufizuar në kufijtë detarë të gjysmës perëndimore të vendit, përballë Italisë dhe Shqipërisë.

Athina dhe Roma arritën shpejt marrëveshjen për demarkacionin e Zonës Ekonomike Ekskluzive (ZEE) në detin Jon / Adriatik në Qershor dhe një muaj më vonë Greqia bëri diçka të ngjashme me Egjiptin duke kufizuar ZEE-të e tyre Mesdhetare.

Sipas Konventës së OKB për Detin, Zona Ekonomike Ekskluzive e një vendi mund të shtrihet deri në 200 milje detare nga vija bregdetare e saj në kushte të caktuara. Duke folur në mënyrë rigoroze, një ZEE nuk është ujërat territoriale të një vendi por kontrollon të drejtat e shfrytëzimit ekonomik (energji dhe peshkim).

Çështje jo pa polemikë

Njoftimi erdhi gjatë vizitës në Tiranë, më 20 tetor, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp mes ministrit të jashtëm grek Nikos Dendias dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Çështja ishte diskutuar gjerësisht me Mitsotakis kur Rama vizitoi Athinën në shtator si pjesëmarrës në një konferencë të organizuar nga “The Economist”. Pas takimit të Dendias në Tiranë, Rama vuri në dukje se “kjo çështje nuk do të jetë në diskrecionin tonë, as të palës Greke, por të drejtësisë ndërkombëtare dhe në atë mënyrë, ne do të përqendrohemi tek bashkëpunimi ynë ekonomik dhe rajonal.”

Ka pak pikëpyetje që çështja do të zgjidhet në mënyrë “të qetë” tani që Greqia dhe Shqipëria janë aleate të NATO-s ndërsa Tirana është një kandidate për anëtarësim në BE, e cila do të kërkojë miratimin e Athinës.

Ironia në të gjithë këto është se Kryeministri Rama, kur ishte në opozitë në 2009, ishte forca që vuri në lëvizje Gjykatën Kushtetuese, e cila rrëzoi marrëveshjen mes palëve.

Mbetet një pyetje e hapur se çfarë pozicioni do të marrë Turqia në lidhje me këtë marrëveshje, pasi vendi ka treguar një interes të fortë për të përdorur portet shqiptare si baza ushtarake.

Athina ka një pozicion komandues në lidhje me pranimin e ardhshëm të Tiranës në BE; Ankaraja kurrë nuk mund t’i ofronte Tiranës diçka më shumë se Greqia për këtë çështje.

Por duhet thënë se, në Shqipëri ka akuza mbi Greqinë, sipas të cilave, Athina po përdor negociatat me BE për të “shantazhuar Shqipërinë” mbi marrëveshjen.

Probleme të tjera të mbetura bilaterale përfshijnë të drejtat e pakicës greke në Shqipëri dhe shqetësimet që ka Shqipëria në lidhje me trajtimin e mijëra shtetasve të saj në Greqi, të shoqëruara nga kufizime të rënda tranziti që burojnë nga kriza COVID-19.

Një grup i vogël shqiptarësh të dëbuar nga Greqia në fund të Luftës së Dytë Botërore, të akuzuar ,për bashkëpunim me pushtuesit nazistë vazhdon të kërkojë kthimin e pronave të konfiskuara.

Eskorta Dendias në Tiranë duhej të devijonte nga disa grupeve të vogla demonstruesish që ishin kundër vizitës, si dhe atyre që protestonin për çështje të tjera bilaterale.

Ndërsa ishte në Tiranë, Dendias njoftoi se qeveria e tij do të merrte hapa për t’i dhënë fund “gjendjes së luftës”, pothuajse të harruar midis dy vendeve që daton nga viti 1940, kur forcat italiane u përpoqën të pushtonin Greqinë përmes Shqipërisë.

 

COMMENTS

Publicite

Name

Shqiperia,1,
ltr
item
Alldailydose: “Turqia s’mund ti ofrojë Shqipërisë atë që i ofron Greqia”/ Gazeta pro-greke në Bruksel nis “presionet”
“Turqia s’mund ti ofrojë Shqipërisë atë që i ofron Greqia”/ Gazeta pro-greke në Bruksel nis “presionet”
https://1.bp.blogspot.com/-Q0pMOdUwcWM/X5MolAit5dI/AAAAAAAAEJc/cYbTXrHfNPoWjHoD91dHfVJbq8qJWKVqQCLcBGAsYHQ/s320/20201023_210030.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-Q0pMOdUwcWM/X5MolAit5dI/AAAAAAAAEJc/cYbTXrHfNPoWjHoD91dHfVJbq8qJWKVqQCLcBGAsYHQ/s72-c/20201023_210030.jpg
Alldailydose
https://www.alldailydose.com/2020/10/turqia-smund-ti-ofroje-shqiperise-ate.html
https://www.alldailydose.com/
https://www.alldailydose.com/
https://www.alldailydose.com/2020/10/turqia-smund-ti-ofroje-shqiperise-ate.html
true
3890613646967640080
UTF-8
Loaded All Posts Not found any posts VIEW ALL Readmore Reply Cancel reply Delete By Home PAGES POSTS View All RECOMMENDED FOR YOU LABEL ARCHIVE SEARCH ALL POSTS Not found any post match with your request Back Home Sunday Monday Tuesday Wednesday Thursday Friday Saturday Sun Mon Tue Wed Thu Fri Sat January February March April May June July August September October November December Jan Feb Mar Apr May Jun Jul Aug Sep Oct Nov Dec just now 1 minute ago $$1$$ minutes ago 1 hour ago $$1$$ hours ago Yesterday $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago more than 5 weeks ago Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Copy All Code Select All Code All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy