Publicite

Vuçiq: Duam një kompromis me shqiptarët, a po e shihni çfar po ndodh mes Azerbejxhanit dhe Armenisë

“Unë jam kundër ruajtjes së konfliktit të ngrirë dhe ne po përpiqemi të bëjmë një kompromis me shqiptarët”, ka deklaruar të shtunën në Beogr...


“Unë jam kundër ruajtjes së konfliktit të ngrirë dhe ne po përpiqemi të bëjmë një kompromis me shqiptarët”, ka deklaruar të shtunën në Beograd, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Ai këto komente i bëri në hapjen e dialogut të tretë për çështjen e Kosovës me përfaqësuesit e Konventës Kombëtare për Bashkimin Evropian, konventë kjo që bashkon rreth 700 organizata të shoqërisë civile.

Vuçiq ka deklaruar po ashtu se ‘gjëja më e rëndësishme është ruajtja e paqes dhe stabilitetit në rajon’.

“Rasti i Armenisë dhe Azerbajxhanit na ka treguar se sa të rrezikshme janë të ashtuquajturat konflikte të ngrira. Sepse një ditë, gjithçka që është e ngrirë do të shkrihet nga dikush”, ka deklaruar Vuçiq.

Ai ka vlerësuar po ashtu se reagimi i bashkësisë ndërkombëtare ndaj ripërtëritjes së konfliktit në Nago-Karabak ishte i vakët dhe se kjo mund të shërbente si një mësim për Serbinë.

“Kjo na tregon shumë mirë që kohërat në botë kanë ndryshuar, se ka interesa të veçantë më të fortë në krahasim me interesa me të vogla grupore të cilat kanë ekzistuar më herët dhe se ne e dimë shumë mirë se duhet të jemi të gatshëm për të ruajtur vendin tonë në çdo kohë,” tha Vuçiq.

Presidenti i Serbisë tha se politika e saj e plotë e jashtme ka dy qëllime kryesore – e para është pozicionimi i vendit dhe ruajtja e stabilitetit politik dhe paqes në rajon, dhe e dyta është përparimi ekonomik i vendit.

Tema e këtij takimi ishte “Politika e Jashtme e Serbisë” dhe “Perspektivat e dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit dhe rifillimi i dialogut për zgjidhjen e çështjes së Kosovës”.

Kompromisi i ‘pakalueshëm’ Kosovë-Serbi

Së fundmi, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë ka theksuar se pa dashur që të hyjë në detajet e Planit të Ahtisarit apo proceseve politike në Bruksel, “është e pamundshme që të arrihet te një marrëveshje gjithëpërfshirëse, pa bërje të kompromiseve nga të gjitha palët”.

Ai ka theksuar që serbët kanë qasjen e tyre sa i përket Planit të Ahtisarit dhe asaj që ka ndodhur në të kaluarën, por ka shprehur mendimin që “për të shkuar përpara, secili duhet të shikojë edhe një herë mirë gjërat”.

 

COMMENTS

Publicite

Name

Shqiperia,1,
ltr
item
Alldailydose: Vuçiq: Duam një kompromis me shqiptarët, a po e shihni çfar po ndodh mes Azerbejxhanit dhe Armenisë
Vuçiq: Duam një kompromis me shqiptarët, a po e shihni çfar po ndodh mes Azerbejxhanit dhe Armenisë
https://1.bp.blogspot.com/-uyJjKh5XshY/X3sya4rh5xI/AAAAAAAAEBs/sZO5JPlSK9Mo8EVFgxYawqi3MUJ-OFkygCLcBGAsYHQ/s320/20201005_164818.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-uyJjKh5XshY/X3sya4rh5xI/AAAAAAAAEBs/sZO5JPlSK9Mo8EVFgxYawqi3MUJ-OFkygCLcBGAsYHQ/s72-c/20201005_164818.jpg
Alldailydose
https://www.alldailydose.com/2020/10/vuciq-duam-nje-kompromis-me-shqiptaret.html
https://www.alldailydose.com/
https://www.alldailydose.com/
https://www.alldailydose.com/2020/10/vuciq-duam-nje-kompromis-me-shqiptaret.html
true
3890613646967640080
UTF-8
Loaded All Posts Not found any posts VIEW ALL Readmore Reply Cancel reply Delete By Home PAGES POSTS View All RECOMMENDED FOR YOU LABEL ARCHIVE SEARCH ALL POSTS Not found any post match with your request Back Home Sunday Monday Tuesday Wednesday Thursday Friday Saturday Sun Mon Tue Wed Thu Fri Sat January February March April May June July August September October November December Jan Feb Mar Apr May Jun Jul Aug Sep Oct Nov Dec just now 1 minute ago $$1$$ minutes ago 1 hour ago $$1$$ hours ago Yesterday $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago more than 5 weeks ago Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Copy All Code Select All Code All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy