Publicite

Ilirët dhe mohimi i tyre

Ilirët dhe mohimi i tyre!   Sa më shumë po kalon koha ; sa ma shumë po i afrohemi një errësimi të madh kombëtar aq më shumë po e shoh se pse...


Ilirët dhe mohimi i tyre!

 

Sa më shumë po kalon koha ; sa ma shumë po i afrohemi një errësimi të madh kombëtar aq më shumë po e shoh se pse i gjithë ky mohim i vetvetes . ”Mos groponi se nuk duhet, mos i preni thonjtë natën se nuk duhet , mos i numëroni yjet natën se nuk duhet ”; kështu na thoshin.

Dhe ne, ashtu pa menduar fare se pse ishin këto këshilla ,bënim atë që na thonin dhe i përkuleshim mosdijes , e përqafonim errësirën dhe dritën nuk na e donte syri.

Na janë mëshefur gjërat me shekuj ,e edhe vazhdojnë të na mëshihen. Prapë rreth rrethit dhe në rrethin pa dalje , dhe prapë në friken nga shpejtësia e informimit ,mësimit dhe vetëdijesimit. Terr!
Historia na ka ”mësuar” se ilirët nuk kishin shkrim. Ja një paragraf në të cilin flitet për bibliotekë ilire. ”..Në Iliri u dërgua Gaius Asinius Pollio me detyrën që të nënshtroj Dalmatët. Me ushtrinë e tij u nis nga Italia e veriut përgjatë bregdetit drejt qytetit të Salonit qe ishte ne duart e Dalmatëve.

Pasi që merr Salonen i vijnë edhe përforcimet nga legjionet e Antonit dhe ai menjëherë nxiton drejt Dalmatëve. Nuk ka shumë shënime gjatë luftës por dihet se, kur ai u kthye në Romë, festoi triumfin e tij mbi Delmatët dhe se djalit të tij, i cili kishte lindur gjatë fushatës së tij në Dalmaci, i vuri emrin Saloninus, në nder të pushtimit të qytetit të Salonit.

Me ato që rrëmbeu prej Dalmatëve, ndërtoi bibliotekën e parë publike në Romë.” (biblioteka Atrium Libertatis)

 

Por kur i kishin librat ,pse mos ta kishin shkencën ? E kuptueshme se shkenca pa libra nuk behët . Po ku mbetën ato libra ? Dhe ku mbeti shkenca ilire e trashëguar nga pellazgët? Po Roma kur erdhe i këndej pari e gjeti këtë vend të shkretë apo kishte njerëz ?

Përkundër dëshirës së humbjes dhe zhbërjes së çdo gjëje ilire , fosilet e s kaluarës mbetën. Deshëm apo jo , ato flasin dhe neve na duhet t iu japim gjuhën.

Në vitin 2012 u zbulua një qendër historike në bregorën Greda , mbi qytetësen Çitluk (BeH).Ky është një simbol i gdhendur që shihet nga larg . Svastika e gdhendur në maje të sheshtë të një daljeje gëlqerore që ofron pamje fantastike në lindje dhe jug lindje. Më poshtë nga ky shkëmb i gdhendur është një rrafshim i qëllimshëm mirë i pastruar që përdorej për ceremonitë fetare parahistorike.
Shkëmbi me Svastiken e gdhendur është i vendosur mu në mes të dy ndërtimeve para- ilire dhe në afërsi të tyre nuk ka mbetje tjera historike ; dhe arkeologët vijnë në përfundim se aty ishte një vend i lashtë i kultit të adhurimit të Diellit në rritje., mu për shkak të pozitës dhe formës që e ka ky shkëmb prej nga më së miri shihet lindja dhe rritja e diellit
Sipas artefakteve të gjetura në ato dy ndërtimet para-ilire ,del që aty ishte një observator parahistorik – i kohës së Bronzit, dhe me studimet e më tutjeshme do të vërtetohen dhe jipen më shumë njohuri për këtë vend gjetje arkeologjike në pjesën jugore të Bosnës.

Kurse në majën perëndimore të Gadishullit Peljeshac (në Dalmacinë e Jugut) është rrafshnalta e quajtur Nakovana Në shpellën e gjetur aty u gjetë edhe vend qëndrimi i astrologëve .

Sipas arkeologëve ne e dimë që Nakovano ishte e banuar që në 8000 vjeteshin e fundit. Shpella e famshme Spila dhe gjetjet arkeologjike vërtetojnë që njeriu i këtyre anëve ishte i kohës së Neolitit dhe se nuk ishte vetëm si bujku i parë në Europë por edhe njeriu i detit i lidhur me largësi të mëdha detare- ishujt e veriut të Sicilisë.

Gjatë mileniumit të katërt para Krishtit popujt që këtu jetonin e kishin ngritur një nivel të lartë të jetës dhe se poçaria ishte njohur nga historianët si Kultura Nakovane. Më vonë

Nakovano ishte edhe qendër Ilirësh në Dalmacinë e jugut nga ku Mbretëresha Teuta e kontrollonte mbretërinë e saj.

Po jo vetëm në Çitluk dhe në Nakovano por edhe në Kokino kishte observator ,prej nga vërehej qielli dhe lëvizja e yjeve dhe e Diellit , ky vend edhe sot e kësaj dite banohet nga shqiptarët dhe është në bjeshkët e Kumanovës . Quhet Kokino

Kush e thotë që Kokino s `ishte Ilire? por kjo është e vërtetë. Kemi pra të bëjmë me të parët tanë që kishin njohuri astrologjie , mjekësore ,anije ndërtimtarie; i kishin qytetet e tyre ,i kishin mbretëritë e tyre , i farkonin monedhat dhe shpatat.

Pse tani Kokino , kur përditë e më tepër ballafaqohemi me papunësi , me ulje të standardit jetësor dhe me … me …? Por ne duhet të dimë se kush ishim dhe si të tillë ta rrisim krenarinë tonë kombëtare e të mos biejmë pre e mashtrimeve ,vetëmohimeve dhe auto zhbërjes.

Ishte viti 2001 , në udhën që mund të ecet vetëm këmbë deri në maje të bjeshkës ,afër fshatit Kokino , arkeologu Jovica Stanovski e zbuloi një vend arkeologjik që daton që nga Koha e Bronzit . Vend zbulimi qe e ka një dimension hijerëndë është i gdhendur në dy nivele. “Ulëset “ prej guri e mbizotërojnë vendin dhe janë të pikëzuara drejtë lindjes.

A ishin ato vende ashtu të paprekura nga dora e njeriut? Jo. Që nga vizita e pare vërehen gjurmët e ndërhyrjes së dorës së njeriut Çdo gjë është e rregulluar që ti përshtatët një observatori qiellor . Sipas koordinatave të Diellit si dhe nga qeramika e gjetur është konstatuar që Observatori daton që viti 1800 para Krishtit. .Ishim pra, ne aty. Të tanët ,punonin aty. Gropime t arkeologjike aty afër apo aty në vend zbuluan material të çmuar fragmente qeramike , eshtra shtazësh ,peshore piramidale, fragmente të gurëve të bluarjes , dhe zoti e di çka tjetër që nuk tregohet.

Është vërtetuar se vendi i gjetur është përdorur për gjatë dy mijëvjeçarëve pr.K si Observetor , me të cilën shihet kuluara e lartë e popullit ,si dhe organizimi shoqëror i pellazgo-ilrëve të kohës .

Na janë mëshefur gjërat me shekuj ,e edhe vazhdojnë të na mëshihen.  Prap rreth rrethit dhe në rrethin pa dalje , dhe prapë në frikën nga shpejtësia e informimit ,mësimit dhe vetëdijesimit. Terr!

Fahri Xharra


 

COMMENTS

Publicite

Name

Shqiperia,1,
ltr
item
Alldailydose: Ilirët dhe mohimi i tyre
Ilirët dhe mohimi i tyre
https://1.bp.blogspot.com/-Y89SlsbJddw/X7ZqT_CKE9I/AAAAAAAAESE/G6CtIYVPy_kquagoIOiMUjF_3tEwTCGcgCLcBGAsYHQ/s320/20201119_135108.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-Y89SlsbJddw/X7ZqT_CKE9I/AAAAAAAAESE/G6CtIYVPy_kquagoIOiMUjF_3tEwTCGcgCLcBGAsYHQ/s72-c/20201119_135108.jpg
Alldailydose
https://www.alldailydose.com/2020/11/iliret-dhe-mohimi-i-tyre.html
https://www.alldailydose.com/
https://www.alldailydose.com/
https://www.alldailydose.com/2020/11/iliret-dhe-mohimi-i-tyre.html
true
3890613646967640080
UTF-8
Loaded All Posts Not found any posts VIEW ALL Readmore Reply Cancel reply Delete By Home PAGES POSTS View All RECOMMENDED FOR YOU LABEL ARCHIVE SEARCH ALL POSTS Not found any post match with your request Back Home Sunday Monday Tuesday Wednesday Thursday Friday Saturday Sun Mon Tue Wed Thu Fri Sat January February March April May June July August September October November December Jan Feb Mar Apr May Jun Jul Aug Sep Oct Nov Dec just now 1 minute ago $$1$$ minutes ago 1 hour ago $$1$$ hours ago Yesterday $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago more than 5 weeks ago Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Copy All Code Select All Code All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy