Publicite

Nga demografia e Ilirisë tek demografia e Arberisë

Nga demografia e Ilirisë tek demografia e Arbërisë Sa ishin arbërit në mesjetë, para pushtimit turk ? Si ndikoi pushtimi turk në demografi ?...


Nga demografia e Ilirisë tek demografia e Arbërisë

Sa ishin arbërit në mesjetë, para pushtimit turk ? Si ndikoi pushtimi turk në demografi ?

Të gjithë ata që lexuan pjesën e parë, me siguri e mbajnë mend se përpos burimeve të kohes, kriteri tjetër i përdorur ishte dendësia e popullsisë për çdo territor duke marrë paraysh burimet natyrore, në radhë të parë tokat bujqësore në dispozicion.

Para se te hyjme ne ndertimin e nje hipoteze rreth demografise se Arberise, duhet thene se pohime te ndryshme te autoreve antike kane pasur edhe analiza kritike. Psh 300 mije helotet e ardianeve jane interpretuar si popullsia e fiseve te nenshtruara prej ardianeve, ose 1 mije sklleverit e dardaneve, e shume si bujkrober, sesa skllever ne kuptimin klasik.

Po ashtu ne analizat demografike, per popullsite e qyteteve, ka diskutim ne lidhje me popullsine urbane per hektar te truallit brenda mureve. Apolonia psh ka 200 ha brenda mureve, qe ne debatet akademike, do te sillnin popullsi nga 20 mije - 60 mije banore, sipas dendesise, 100 - 300 banore/hektar truall.

Keto kritere behen me te nevojshme gjate mesjetes, per shkak  te burimeve me te kufizuara te kohes. 

 1 - Raporti i popullsise qytet/katund

Nje nga kriteret me te perdorura per popullsite ne feudalizem eshte ai i raportit qytet/katund. Pothuaj gjithe autoret jane dakort qe popullsia urbane perbente nje pjese me te vogel te popullsise se ne lashtesi dhe shifrat levizin nga 5% - 15% e popullsise, me nje mesatare prej 10% te popullsise.

Ky nivel urbanizimi me mesatare 10% perdoret per Europen deri ne shekullin XIX.

Keshtu per Durresin, per te cilin thuhet se ka pasur deri ne 25 mije banore gjate mesjetes, ne baze te ketij raporti duhet te supozojme nje prapatoke rurale/fshatare prej 225 mije banoresh.

Nqs do te llogarisnim qytetet e tjera me disa mijera banore, maksimumi 10 mije atehere duke nxjerre shifren e qytetare do te mund te nxjerrim edhe popullsine e pergjithshme.

Berati ka kala te banueshme, deri ne 2500 fryme, por sipas burimeve kishte edhe qytet jashte kalase ( te cilin Skenderbeu e mori dhe po priste dorezimin e kalase), pra mund te kete pasur deri ne 10 mije banore, cka do te justifikonte nje popullsi fshatare deri ne 90 mije.

Zona e Shkodres, prej Tivarit ne Lezhe e prej bregdetit ne Malesi, kishte shume qytete, Tivar, Ulqin, Lezhe, Shkoder, Drisht, Danje dhe Sapa ( ka ngelur emri i dioqezes). Nqs do te llogariteshin nga 3-5 mije banore, do te ishin diku tek 21-35 mije banore urbane, qe do te jepte nje popullsi totale te zones, nga 210- 350 mije banore.

 2- Raporti mes ushtareve dhe popullsise totale

Nje kriter tjeter do te jete ai i ushtrive feudale. Sipas burimeve te ndryshme per Arberine ( me pak se Shqiperia Londineze) jepet se mund te nxirrte deri ne 15 mije ushtare.

Ne ndryshim nga antikiteti kur raporti i ushtareve me popullise varion nga cdo njeri i afte te mbaje arme deri ne ushtri mercenare, mesjeta paraqet dy lloje ushtrish

a- Feudali dhe vasalet e tij. Ne kete rast shifrat variojne shume dhe mund te shkohet deri ne 1 ushtar per 200 banore ( zakonisht ne perendim)
b- modeli i stratioteve te themave bizantine me 10 shtepi qe kishin detyrimin te nxjerrin nje stratiot. Ne kete rast cdo 50 banore nxjerrin 1 ushtar.

Nqs do te perdornim modelin e dyte, qe duket me afer realitetit mesjetar ne Shqiperine Londineze per 15 mije ushtare do te kishim 750 mije banore. Ne rastin e pare do te dilnin deri ne 3 milion, shifer per tu skartuar si e pamundur.
Megjithate, duket si me e mundur, qe sistemi feudal ne Shqiperi te zbatonte te dyja parimet, pra feudali e vasalet e tij, te cilet i nxirrnin ushtaret, sipas modelit cdo 10 shtepi, 1 ushtar. 

Ne zona te ndryshme, ku filloi struktura fisnore ( psh fisi i Berishajve permendet ne 1278), u kalua nga 1 ushtar cdo 10 shtepi deri ne 1 burre per shtepi, njesoj si ne modelin e lashtesise.

Nje autor kur flet per arvanitet ne Peloponezin paraturk flet per 300 mije arber  me 30 mije burra qe mbajne arme, gje qe do te ishte afer modelit fisnor ose farave qe i quanin arvanitet, me shtepi te medha prej 10 vetash, ku 1 burre kishte detyrimin ushtarak.

3 - Kapacitetetet bujqesore e blegtorale

Sipas burimeve te kohes, Myzeqeja ka qene toke e punuar dhe pyje dhe u kthye ne kenete pas prerjes se pyjeve ne 1480, per te ndertuar anijet turke qe sulmuan Italine si dhe per shkak te shpopullimit prej masakrave turke e emigrimit ne Itali.

Po njejte duket edhe per tokat bujqesore mbi shkumbin qe u kthyen ne kenete. Duket se ultesira bregdetare te kete qene shume e populluar prej Vlores deri ne Shkoder, krejt ndryshe nga realiteti i mevonshem turk kur u shpopullua gjeresisht.
Per territoret malore do te perdoret kriteri i Coon, me 10 banore/km2, kurse per territoret fushore dendesia mund te kete qene deri ne 40 banore/km2, cka do te mbeshteste edhe rezultatet e kritereve te tjera.

4- Raporti mes fundit te pushtimit turk dhe fillimit
Kriteri i fundit do te jete ai i krahasimit me popullsine ne fund te pushtimit turk. Per Shqiperine Lodineze jepet nje popullsi diku tek 750 mije banore. Sipas autoreve te ndryshem perendimore, Perandoria Osmane  ne teresi pati nje stanjacion demografik nga shek 15 -18, me nje rritje te lehte ne shekullin 19.

Kjo do te thote, qe nqs llogarisim nje rekuperim te shpejte popullsia sipas modelit malthusian, pas luftes se madhe dhe emigrimit ne Itali, atehere Shqiperia rreth vitit 1600, kur ku rekuperim perfundoi mund te kete pasur 600 mije banore.Kjo shifer pesoi stanjacion deri ne 1800 pastaj pesoi rritje te lehte ne shekullin 19 deri ne 750 mije.

Per t'u verejtur ketu, qe Shqiperia humbi nderkohe tokat bujqesore ne ultesiren perendimore, te cilat u kthyen ne mocale. Pra, rekuperimi nuk ka qene i plote, me periudhen paraturke. Qe do te thote se popullsia ka qene me e madhe para pushtimit turk sesa ne shekujt 16-18.

Perfundimet

Pra, territori i Shqiperise Londineze mund te kete qene me shifra konservatore nga 600-800 mije banore ( 60-80 mije ne qytete dhe 540- 720 mije ne katunde). Nderkohe qe ne shifrat me te larta deri ne 1 milion banore ( 100 mije ne qytete dhe 900 mije ne katunde) por kjo do te kerkonte nje analize te thelluar te popullsise qytetare ne mesjete, sepse eshte shifer me e larte, sesa popullsia ne fillim te shek 20,  anipse e mundshme.

Kjo do te thote qe ne teresi Shqiperia Londinese te kete pasur nje dendesi prej 20-30 banore per km2 me nje mesatare prej 25 banore/km2. Kjo do te ishte dendesi me e ulet se Italia dhe e krahasueshme me dendesine e Peloponezit, nese besojme autorin freng qe thote se Pepoponesi ka 450 mije fryme ( prej te cileve 300 mije arvanite).

Duke qene se Shqiperia Londineze nuk dallonte ne teresi nga mesatarja e trojeve te tjera etnike, per qytete, toke te punueshme, model social-ekonomik etj, mund te zbatohet dendesia e saj per gjithe Shqiperine Etnike.

Keshtu popullsia e pergjithshme ne territoret e arberve, Shqiperia e sotme etnike, prej 85 mije km2 ( 57 mije km 2 te kerkuara ne 1912 + territoret e marra nga serbet, greket e malazezet ne 1878), do te shkonte ne rreth 2 milion ( 1.7 - 2.5 milion).

Kjo eshte nje renie drastike ne krahasim me 6 milion iliret ( 5-7 milion), si pasoje e tkurrjes se popullsise pas pushtimit romak dhe dyndjeve barbare.


 

COMMENTS

Publicite

Name

Shqiperia,1,
ltr
item
Alldailydose: Nga demografia e Ilirisë tek demografia e Arberisë
Nga demografia e Ilirisë tek demografia e Arberisë
https://1.bp.blogspot.com/-bo7i9pMYJaE/X7gFfX75T1I/AAAAAAAAESc/woa0YJYZwCI06Xx1f1BASO52ba2XliLRQCLcBGAsYHQ/s320/FB_IMG_1605895496640.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-bo7i9pMYJaE/X7gFfX75T1I/AAAAAAAAESc/woa0YJYZwCI06Xx1f1BASO52ba2XliLRQCLcBGAsYHQ/s72-c/FB_IMG_1605895496640.jpg
Alldailydose
https://www.alldailydose.com/2020/11/nga-demografia-e-ilirise-tek-demografia.html
https://www.alldailydose.com/
https://www.alldailydose.com/
https://www.alldailydose.com/2020/11/nga-demografia-e-ilirise-tek-demografia.html
true
3890613646967640080
UTF-8
Loaded All Posts Not found any posts VIEW ALL Readmore Reply Cancel reply Delete By Home PAGES POSTS View All RECOMMENDED FOR YOU LABEL ARCHIVE SEARCH ALL POSTS Not found any post match with your request Back Home Sunday Monday Tuesday Wednesday Thursday Friday Saturday Sun Mon Tue Wed Thu Fri Sat January February March April May June July August September October November December Jan Feb Mar Apr May Jun Jul Aug Sep Oct Nov Dec just now 1 minute ago $$1$$ minutes ago 1 hour ago $$1$$ hours ago Yesterday $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago more than 5 weeks ago Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Copy All Code Select All Code All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy