Publicite

100 vjet nga pranimi i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve

Nga Kastriot Dervishi Ndonëse Shqipëria nuk llogaritej në vendet fituese të Luftës së Parë Botërore, në fund të vitit 1920, si pasojë e ndik...


Nga Kastriot Dervishi

Ndonëse Shqipëria nuk llogaritej në vendet fituese të Luftës së Parë Botërore, në fund të vitit 1920, si pasojë e ndikimit të fortë britanik në ngjarjet e këtij viti, ajo realizoi anëtarësimin në Lidhjen e Kombeve. Zëdhënës i politikës shqiptare u bë deputeti anglez Aubrey Herbert, i cili qysh më 1913 kishte ngritur Komitetin Shqiptar me qendër në Londër. Ai bisedoi me sekretarin e parë të Departamentit Qendror të Forin Ofis-it Harold Nicolson, i cili kishte shfaqur përkrahjen e tij. Më 2 tetor 1920, Qeveria Shqiptare kërkoi pranimin e saj në Lidhjen e Kombeve dhe dërgoi në Gjenevë një delegacion të kryesuar nga Fan Noli. Kërkesa e ligjshme e Tiranës zyrtare gjeti kundërshtim te Mbretëria Serbo-Kroato Sllovene (MSKS), Greqia dhe Franca, me përligjjen se nuk kishte mbaruar çështja e vendosjes përfundimtare të kufijve.


Më 12 tetor 1920, kryetari i delegacionit shqiptar në Konferencës e Paqes në Paris, Pandeli Evangjeli, i dërgoi një letër sekretarit të përgjithshëm të Lidhjes së Kombeve, Eric Drummond, në të cilën shprehte dëshirën që në mbledhjen e 15 nëntorit të merrte pjesë edhe Shqipëria. Sekretari i përgjithshëm i Lidhjes së Kombeve, në përgjigjen e tij të 20 tetorit 1920, kërkoi kopje autentike të dokumeteve ku provohej shpallja e pavarësisë, si dhe kopje të deklaratave të qeverive që kishin njohur “de facto” ose “de jure” Qeverinë Shqiptare. Delegacioni shqiptar i kryesuar nga Fan Noli, mbërriti në Gjenevë më 12 nëntor 1920 dhe paraqiti si dokumente traktatin e Londrës të 30 majit 1913, përmbledhje të aktit të 29 korrikut 1913 si dhe statusin organik të 1914-s. Më 22 nëntor 1920, delegacioni shqiptar paraqiti edhe një kërkesë prej 15 kapitujsh për pranimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, për shqyrtimin e së cilës u ngrit një komision i posaçëm.

Më 17 dhjetor 1920 çështja kaloi në Asamblenë e Përgjithshme të Lidhjes së Kombeve. Në fillim të seancës fjalën e mori përfaqësuesi i Afrikës së Jugut (dominon britanik) Lordi Robert Cecil si dhe përfaqësuesi i Kanadasë (dominon britanik) N. W. Rowell, të cilët propozuan pranimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve. Dukej qartë mbështetja britanike ndaj Shqipërisë. Në votim kërkesa shqiptare mori votat e 35 shteteve që ishin: Afrika e Jugut, Australia, Belgjika, Bolivia, Brazili, Britania e Madhe, Kandaja, Kili, Kina, Kolumbia, Kuba, Danimarka, Spanja, Franca, Greqia, Guatemala, Haiti, India, Italia, Japonia, Liberia, Nikaragua, Norvergjia, Zelanda e Re, Panamaja, Paraguaj, Holanda, Peruja, Portugalia, Rumania, Salvadori, MSKS, Siami, Çekosllovakia. Nuk morën pjesë në votim Argjentina, Hondurasi, Persia, Polonia, Uruguaj dhe Venezuela./55News.al



 

COMMENTS

Publicite

Name

Shqiperia,1,
ltr
item
Alldailydose: 100 vjet nga pranimi i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve
100 vjet nga pranimi i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve
https://1.bp.blogspot.com/-atWnfcBn6QM/X90XwoWgfUI/AAAAAAAAElY/oYNJHvbTc-Q7t5UFDT4wqYtAHagGO3ZNQCLcBGAsYHQ/s320/20201218_215625.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-atWnfcBn6QM/X90XwoWgfUI/AAAAAAAAElY/oYNJHvbTc-Q7t5UFDT4wqYtAHagGO3ZNQCLcBGAsYHQ/s72-c/20201218_215625.jpg
Alldailydose
https://www.alldailydose.com/2020/12/100-vjet-nga-pranimi-i-shqiperise-ne.html
https://www.alldailydose.com/
https://www.alldailydose.com/
https://www.alldailydose.com/2020/12/100-vjet-nga-pranimi-i-shqiperise-ne.html
true
3890613646967640080
UTF-8
Loaded All Posts Not found any posts VIEW ALL Readmore Reply Cancel reply Delete By Home PAGES POSTS View All RECOMMENDED FOR YOU LABEL ARCHIVE SEARCH ALL POSTS Not found any post match with your request Back Home Sunday Monday Tuesday Wednesday Thursday Friday Saturday Sun Mon Tue Wed Thu Fri Sat January February March April May June July August September October November December Jan Feb Mar Apr May Jun Jul Aug Sep Oct Nov Dec just now 1 minute ago $$1$$ minutes ago 1 hour ago $$1$$ hours ago Yesterday $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago more than 5 weeks ago Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Copy All Code Select All Code All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy