Shkruan: Fahri XHARRA Arabët mbështesin Serbinë, por asnjëherë pavarësinë e Kosovës, thotë ambasadori palestinez në Beograd, Mohamed Nabhan....
Shkruan: Fahri XHARRA
Arabët mbështesin Serbinë, por asnjëherë pavarësinë e Kosovës, thotë ambasadori palestinez në Beograd, Mohamed Nabhan. “Kosova nuk e ka fituar statusin e shtetësisë falë vendeve arabe dhe myslimanëve e jo falë Izraelit. Arabët kanë mbështetur qëndrimin e Serbisë dhe ende e mbështesin”, kështu mendon ambasadori palestinez në Beograd, 9
Në konstatimin se zyrtarët e Serbisë vazhdimisht falënderojnë shtetet që mbështesin sovranitetin serb në Kosovë, si dhe Izraelin dhe nëse autoritetet serbe Izraelin e konsiderojnë aleat, diplomati palestinez thotë se Izraeli nuk ka ndikim në zhvillimet rreth pavarësisë së Kosovës. “Perëndimi e ka njohur Kosovën, e jo vendet myslimane dhe arabe. Nëse Izraeli ka ndikim mbi Perëndimin, përse nuk e ka shfrytëzuar në kohën e shpalljes së pavarësisë? Nëse dikush beson në ndikimin e Izraelit në lidhje me Kosovën, është në iluzione.
Kosova nuk e ka fituar statusin e shtetësisë falë vendeve arabe dhe myslimanëve e jo falë Izraelit. Arabët kanë mbështetur qëndrimin e Serbisë dhe ende e mbështesin”. Kështu mendon ambasadori palestinez, edhe pse sipas gazetës autoritetet serbe nuk do ta njohin shtetin palestinez. Pasi pranon se palestinezët janë shkolluar në Jugosllavinë socialiste e cila ka mbështet fuqishëm palestinezët, ai thotë se “tani edhe Serbia na mbështet”. Sipas tij, Serbia në OKB ka mbështetur shumë rezoluta për Palestinën.
COMMENTS