Publicite

Hoqën flamurin turk nga diga e hidrocentralit në Qafë Mollë, gjykata e Lezhës dënon me 2 vjet burg emigrantin: ‘E organizoi nga Facebook protestën’

Tre vjet pas një proteste të organizuar në rrjetet sociale për heqjen e një flamuri turk nga diga e një hidrocentrali të ndërtuar nga një ko...


Tre vjet pas një proteste të organizuar në rrjetet sociale për heqjen e një flamuri turk nga diga e një hidrocentrali të ndërtuar nga një kompani turke, Gjykata e Lezhës shpalli fajtor një emigrant 36-vjeçar për veprën penale të “nxitjes së urrejtjes” dhe e dënoi atë me 2 vjet burg.

Sipas vendimit të gjykatës, Leon Molla organizoi përmes statuseve në Facebook një fushatë për heqjen e flamurit turk nga hidrocentrali i ndërtuar në Qafë-Mollë, duke përdorur gjuhë urrejtjeje.

“Për 500 vjet Mirdita nuk ka pranuar sundim dhe flamurë pushtuesish, prandaj të gjithë në këmbë për largimin e simbolit të pushtuesit,” citohet njëri prej statuseve të Mollës në vendimin e Gjykatës së Lezhës.

Më 31 dhjetor 2017, protesta që pasoi thirrjet e Mollës çoi në shkatërrimin e flamurit turk të vendosur në faqet e murit të digës së ndërtuar nga kompania Ayen As Energji, në krah të simbolit të kompanisë dhe flamurit shqiptar.

Edhe pse policia ishte e pranishme, ajo nuk ndërhyri gjatë protestës, por pas saj nisi procedimet penale për 60 persona kryesisht me akuzën e tubimit të paligjshëm. Përveç Mollës, asnjë tjetër nuk u dërgua në gjykatë.

Kompania Ayen As Energji depozitoi një kallëzim penal ndaj Mollës, ndërsa pretendoi se flamuri i vendosur prej saj në HEC-in e ndërtuar pas një kontrate koncesionare identifikonte vendin prej nga vinte. Kompania pretendoi se gjithë veprimet kishin qëllim “përhapjen e urrejtjes ndaj një kombësie të caktuar”.

Gjykimi ndaj Leon Mollës u zhvillua në mungesë, pasi 36-vjeçari me origjinë nga Mirdita jeton në Francë prej vitit 2012.

Në një komunikim me BIRN, Leon Molla pretendoi se dënimi i tij “ishte dënim i të gjithë popullit të Mirditës” dhe paralajmëroi apelimin e vendimit.

Në statuset e tij në lidhje me flamurin turk mbi digën e HEC-it, Molla ka pretenduar se vendosja e  tij ishte fyese për zonën e Mirditës, që kishte qenë autonome edhe gjatë kohës që vendi u sundua nga Perandoria Osmane. “Revoltë në Mirditë, pas 650  vjet tentohet të sundohet nga Turqia,” citohet Molla në vendimin e gjykatës në një status të shkruar me gërma kapitale.

Statuset e tij në Facebook u gjetën në shkelje të ligjit nga Gjykata e Lezhës. Në një vendim të arsyetuar shkurt, gjyqtari Ilir Perdeda arsyeton se gjuha e Mollës përbënte “Nxitje të urrejtjes ose grindjeve”, pasi edhe pse nuk ndodhej në Shqipëri, nga hetimet ka rezultuar se ai ka qenë organizator i tubimit në Mirditë.

Gjykata arsyeton se statuset e Mollës kishin nxitur urrejtjen ndaj kompanisë turke dhe ndaj investimeve turke në Shqipëri. “Nëpërmjet veprimeve të kryera prej të pandehurit është synuar të cënohet bashkëjetesa e popullit tonë me atë turk dhe investimeve të kryera nga ky i fundit në vendin tonë,” thuhet në vendimin e Gjykatës së Lezhës.

Gjyqtari Perdeda arsyeton se Mollaj kishte përhapur “ndjenja armiqësore ndaj shoqërisë turke që po merrej me ndërtimin e hidrocentralit në Qafë Mollë”.

Molla nuk ishte i vetmi në pretendimet e tij se vendosja e flamurit ishte provokim për krahinën e Mirditës. Të paktën dy ish-deputetë të shumicës socialiste në parlament, Pjerin Ndreu dhe Eduart Ndocaj, mbështetën heqjen e flamurit turk dhe kundërshtuan ngritjen e akuzave ndaj protestuesve.

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, tani kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu mbrojti atë kohë protestuesit dhe e cilësoi veprimin e tyre të drejtë dhe kërkoi pushimin e çështjeve penale. “Për disa djem e burra, që me të drejtë të zotit shkuan dhe e hoqën atë flamur që nuk është vendosë dot as nën sundimin e Perandorisë Osmane 500 vjet në atë tokë,” shkroi Ndreu, që e cilësoi flamurin turk atje një “provokim të shëmtuar” dhe akuzoi kompaninë se nuk kishte leje ndërtimi.

 

COMMENTS

Publicite

Name

Shqiperia,1,
ltr
item
Alldailydose: Hoqën flamurin turk nga diga e hidrocentralit në Qafë Mollë, gjykata e Lezhës dënon me 2 vjet burg emigrantin: ‘E organizoi nga Facebook protestën’
Hoqën flamurin turk nga diga e hidrocentralit në Qafë Mollë, gjykata e Lezhës dënon me 2 vjet burg emigrantin: ‘E organizoi nga Facebook protestën’
https://1.bp.blogspot.com/-hXXeBLC3XP4/X-zLKu4w7II/AAAAAAAAEyw/0SZkPEEcfj0P2tguoIAseaeTIY96iK-nACLcBGAsYHQ/s320/20201230_194608.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-hXXeBLC3XP4/X-zLKu4w7II/AAAAAAAAEyw/0SZkPEEcfj0P2tguoIAseaeTIY96iK-nACLcBGAsYHQ/s72-c/20201230_194608.jpg
Alldailydose
https://www.alldailydose.com/2020/12/hoqen-flamurin-turk-nga-diga-e.html
https://www.alldailydose.com/
https://www.alldailydose.com/
https://www.alldailydose.com/2020/12/hoqen-flamurin-turk-nga-diga-e.html
true
3890613646967640080
UTF-8
Loaded All Posts Not found any posts VIEW ALL Readmore Reply Cancel reply Delete By Home PAGES POSTS View All RECOMMENDED FOR YOU LABEL ARCHIVE SEARCH ALL POSTS Not found any post match with your request Back Home Sunday Monday Tuesday Wednesday Thursday Friday Saturday Sun Mon Tue Wed Thu Fri Sat January February March April May June July August September October November December Jan Feb Mar Apr May Jun Jul Aug Sep Oct Nov Dec just now 1 minute ago $$1$$ minutes ago 1 hour ago $$1$$ hours ago Yesterday $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago more than 5 weeks ago Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Copy All Code Select All Code All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy