Publicite

Maqedonasit duhet t’u kërkojnë falje shqiptarëve!

Bajramali Selimi KUJTESA E VITEVE TË 80-ta, DHE SHQETËSIMI I VITIT 2020! Kujtesa ka dhimbje, por është mirë ta kujtosh! Shqiptarët në Maqedo...


Bajramali Selimi KUJTESA E VITEVE TË 80-ta, DHE SHQETËSIMI I VITIT 2020! Kujtesa ka dhimbje, por është mirë ta kujtosh! Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë kaluar shumë keq në vitet e 80-ta, sepse donin ta ruanin identitetin etnik,dinjitetin familjarë, shkollimin, emrat, gjuhën, historinë, toponimet, oborret, administratën, figurat kombëtare, këngët, flamurin dhe ngjyrat e tij.

Bajramali Selimi

KUJTESA E VITEVE TË 80-ta, DHE SHQETËSIMI I VITIT 2020!

Kujtesa ka dhimbje, por është mirë ta kujtosh! Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë kaluar shumë keq në vitet e 80-ta, sepse donin ta ruanin identitetin etnik,dinjitetin familjarë, shkollimin, emrat, gjuhën, historinë, toponimet, oborret, administratën, figurat kombëtare, këngët, flamurin dhe ngjyrat e tij. Nuk munguan në atë kohë edhe disa politikbërës (të dyshimtë) me mbiemrat –ski, që bënin presion që shqiptarët të hiqnin dorë nga identiteti i tyre shqiptar! Pati edhe ndarje administrative në dëm të hapësirave shqipfolëse! Nuk munguan edhe shpërngulje nga disa qytete dhe sjellja e popullatës jo shqipfolëse nëpër qytetet tona, me qëllim për ta zvogëluar numrin tonë e hapësirat tona, e shumë e shumë veprime të tjera! Kjo kujtesë e dhimbshme është e freskët, sepse shumica prej nesh e përjetuam në lëkurën tonë! Por për çudi nuk ka reaguar kush deri tani, t’ua kujtojnë këtë çmenduri të asaj kohe, jo shumë të largët. Këtë duhet ta bëjnë politikanët tani, ( me apo pa) pushtet, por nuk kanë reaguar, nuk kanë reaguar as profesorët universitarë, as opinionistët, analistët, gazetarët, organizatat joqeveritare dhe qeveritare.

Që t’ua kujtojnë politikanëve maqedonas se politikanët (edhe të tjerët) të asaj kohe dhe të parët e tyre i bënin këto veprime për të na humbur identitetin tonë edhe pse ishim me një ,,shtet’’. E sot, ka ardhur thika në asht te bashkështetasit tanë nga pala bullgare! Pikërisht si ne në vitet e 80-tat. Kjo e dimë se është e dhimbshme, por e dhimbshme ka qenë edhe për ne! Tani e dinë se nuk ka kush (ligje e konventë ) që mund ta detyrojë një etni që të heqë dorë nga përcaktimet e veta dhe identiteti i tij, e kjo është kështu, por tani i lexojnë këto konventa e këto ligje! Pak e çuditshme! Por neve na obligonin me ligje, dhe me dhunë, që ta braktisnim identitetin tonë kombëtar-shqiptar (disa e bënë, disa u bënë shokë, disa u pajtuan, disa heshtën, por pati që edhe rezistuan )!

Ne nuk jemi nga ata që pajtohemi me këtë presion të palës bullgare, sepse është e dhimbshme dhe kemi mirëkuptim dhe e ndajmë shqetësimin me palën maqedonase- me bashkështetasit tanë! Ne jemi qytetar të këtij shteti dhe jemi që të mos ketë luhatje, kur vinë në pyetje ruajtja e identitetit maqedonas , por është mirë që dikush të na lypë falje, e jo të fshihen se nuk ka ndodhur një gjë e tillë, apo këtë të thonë, se e ka lypur federata apo ideologjia e kohës. Ne mund të falim, por jo edhe të harrojmë!

 

COMMENTS

Publicite

Name

Shqiperia,1,
ltr
item
Alldailydose: Maqedonasit duhet t’u kërkojnë falje shqiptarëve!
Maqedonasit duhet t’u kërkojnë falje shqiptarëve!
https://1.bp.blogspot.com/-FDZlee6OvAM/X9UsyWyyckI/AAAAAAAAEfU/Gdd6iTeClvcXgnMtkGusQTaU1C6lrPBRgCLcBGAsYHQ/s320/20201212_214522.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-FDZlee6OvAM/X9UsyWyyckI/AAAAAAAAEfU/Gdd6iTeClvcXgnMtkGusQTaU1C6lrPBRgCLcBGAsYHQ/s72-c/20201212_214522.jpg
Alldailydose
https://www.alldailydose.com/2020/12/maqedonasit-duhet-tu-kerkojne-falje.html
https://www.alldailydose.com/
https://www.alldailydose.com/
https://www.alldailydose.com/2020/12/maqedonasit-duhet-tu-kerkojne-falje.html
true
3890613646967640080
UTF-8
Loaded All Posts Not found any posts VIEW ALL Readmore Reply Cancel reply Delete By Home PAGES POSTS View All RECOMMENDED FOR YOU LABEL ARCHIVE SEARCH ALL POSTS Not found any post match with your request Back Home Sunday Monday Tuesday Wednesday Thursday Friday Saturday Sun Mon Tue Wed Thu Fri Sat January February March April May June July August September October November December Jan Feb Mar Apr May Jun Jul Aug Sep Oct Nov Dec just now 1 minute ago $$1$$ minutes ago 1 hour ago $$1$$ hours ago Yesterday $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago more than 5 weeks ago Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Copy All Code Select All Code All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy