Ferat NESIMI Lexues të nderuar e kemi për borxh të shprehim indinjatën tonë për dështimin e marrjes së datës për nisjen e bisedimeve për int...
Ferat NESIMI
Lexues të nderuar e kemi për borxh të shprehim indinjatën tonë për dështimin e marrjes së datës për nisjen e bisedimeve për integrimin në BE.
Qasje e gabuar e shumicës parlamentare edhe pse ishte e ditur vite më parë që duhej që të zgjidheshin mospajtimet e kahmotshme në lidhje me politikën për fqinjësi të mirë me fqinjët, aktualisht me fqiun lindorë Bullgarinë. Për dështimin që ndodhi shumica parlamentare e ka të vështirë që të pranojë se është fajtore kryesore për bllokimin e ndodhur.
Pse e deklaroj një akuzë të këtillë?! Kuptohet që unë jam një artist që kam alternativa të shumta duke u mbështetur në aftësitë kreative dhe njohjen perfekte nga këndvështrimi kulturor e politik të shteteve të BE. Nuk e përmend veçmas që çdo integrim i shteteve jashtë dymbëdhjetëshit të parë të bashkuara me cilësi të përbashkëta demokratike, të tjerët janë bashkangjitur, atëherë kur i kanë plotësuar kushtet e standardet e paracaktuara nga ky dymbëdhjetësh. Këtë e dinë mirë politikanët tanë, por shtiren sikur janë të virgjër duke e fajësuar Bullgarinë për ketë.
Bullgaria nuk ka pasur kushte, por Maqedonia e Veriut! Defektet ekzistojnë këtu tek ne. Atë që politikanët tanë u desh që të iniciojnë që të përshtatin kushtet e nevojshme për integrimin, gjegjësisht marrjen e datës fillimin e bisedimeve dmth standardet e fqinjësisë së mirë, këta, tanët zgjidhjen e problemeve i kërkuan në Sofje e jo në Shkup.
Kërkuan që Sofja të ndryshojë ligjet me të cilat para shumë vitesh është bërë pjesë e BE. Ndërsa Maqedonia e Veriut që, fqiun e quan fashist, okupator dhe tatar, kërkon që të ketë mirëkuptim që t’i ndihmojë për integrimin në BE. Çfarë do të duhej të bënte politika e shumicës parlamentare? !
Në vend që ministria për integrime europiane të përqendrohej të evitojë ngecjen e reformave të caktuara nga komisionet europjane, ato ia msynë Sofjes me qasje komike duke u munduar që të tregëtojnë me figura të kulteve akoma më satirike për botëkuptimin e shteteve të BE-së.
Këtë është dashur që ta mbërrijnë me intervenimin në tekstet shkollore që janë të papranueshme dhe ofenduese ndaj fqiut aktual. Është dashur që të përgadit opinionin që, sikurse komunizmi edhe fashizmi kanë qenë sisteme shoqërore të së kaluarës. Se Serbia ka qenë më shumë dhe më gjatë okupator, sikurse Gjermania, Shqipëria e Greqia shumë më herët. Se Bullgaria nuk e ka kontestuar as gjuhën e as identitetin e popullit në Maqedoninë e Veriut. Se misionarët sikurse Osmani, Dimitrovi, Buçkovski dhe vetë kryeministri Zaev u desh që energjinë dhe shoun që e bëri në Sofje, u deshën që ta ushtrojnë pikërisht në Maqedoninë e Veriut. Popullit duhet që t’i sqarohet se porositë dhe dekretet për krijimin e shtetit të Maqedonisë që rezulton nga AVNOJ e vonë dokumentuar nga Prohor Pçinski, se është oficializuar nisma e formimit të nacionalitetit dhe gjuhës dhe që me sukses realizohet për një kohë shumë të shkurtër. Kjo i ka dhënë fund deklarimit të popullit gjysma në serbë e gjysma tjetër bullgarë. Më vonë ndalohet deklarimi në regjistrimin e popullsisë në bullgarë, duke mos krijuar grafën e pakicës së tillë sikur që ka për serbët, shqiptarët, vllehtë, romët, egjiptianët, turkët dhe duke krijuar “makedonski muslimani “. Ky do të ishte problem që do të duhej zgjidhur vetëm me një amendament në parlamentin e vendit. Sidoqoftë, këshilltarët që duhet të sugjerojnë, sikurse ata të kryeministrit dhe kryetarit të shtetit që janë në shumicë, duhet mos u japin vetëm komplimente kryeministrit e kryetarit, por duhet të mos i lejojnë gabime trashanike që kushtojnë shumë.
Evropës nuk i duhet kulte. Nuk i duhet histori e as hajdutë. Ata nuk nguten!
DUHET TË VETËKORIGJOHEMI E JO TË VETËKËNAQEMI.
COMMENTS