Publicite

Mathieu Aref: Jo vetëm shqiptarët, po dhe Zeusi ishte pellazg (Pjesa 1)

Mathieu Aref lindi në Kajro të Egjiptit, është historian shqiptaro-francez. Prindërit e tij kanë lindur në krahinën e Matit në Shqipëri. Tas...


Mathieu Aref lindi në Kajro të Egjiptit, është historian shqiptaro-francez. Prindërit e tij kanë lindur në krahinën e Matit në Shqipëri. Tashmë ai jeton në Francë dhe i është dedikuar prej vitesh hulumtimit të historisë së prejardhjes së shqiptarëve. Ka mbrojtur tezën e tij shkencore në Universitetin e Sorbonës me preardhjen e shqiptarëve nga PELLAZGËT.

Pak ditë më parë u dekorua nga presidenti i Republikës, Bujar Nishani, pikërisht me titullin “Naim Frashëri”. Në vitin 1961, ai udhëton drejt Francës, ku edhe jeton që prej asokohe. Eshtë i diplomuar në fusha të ndryshme, si “Literaturë, Artet e bukura, Arkitekturë, Drejtësi e shoqërive, dhe Histori antike”. Në vitin 2003, 2004 ka publikuar dy libra në gjuhën frënge dhe më pas të përkthyer edhe në gjuhën shqipe : “Shqipëria (historia dhe gjuha) ose odiseja e pabesueshme e një populli parahelen”, “Greqia (Mikenët = Pellazgët) ose zgjidhja e një enigme”. Me 3 janar 2012, z. Aref merr gradën Doktor në degën “Histori dhe Civilizimet Antike”, në universitetin e Sorbonës. Ka mbrojtur tezën: “Kërkime mbi Pellazgët, si origjinë e civilizimit grek”!

Dr. Mathieu Aref, sapo ka lënë “Presidencën”, ku Presidenti i Republikës, kësaj tonës, e ka dekoruar me urdhrin “Naim Frashëri”! Është vendosur në një hotel dhe, sigurisht, që është i lodhur nga rruga dhe nga takimet e shumta që ka patur që nga Presidenti, e deri tek kushdo tjetër që në fakt e njohin famën e tij, madje edhe krenohen, po pak kush punën, atë magjiken që e ka ngritur në majën më të lartë të shkencës së albanologjisë, sidomos të rrënjëve të saj të hershme, që shkojnë deri te pellazgjishtja. E gjejmë në holl, në një qëndrim stoik, pasi kishte qëndruar me ca miq të vetët dhe i kishte përcjellë. Na pret me qetësinë e një njeriu të madh! E di që mysafirët që kërkojnë ta takojnë nuk janë të rastësishëm. Tashmë radhën e ka një gazetare, që i serviret nga një mik i tij, jo vetëm mendimi…!

Mathieu Aref është shqiptar ! Është nga ata shqiptarë që vetëm nëpër ideale kemi patur mundësi ta konstatojmë, se ndryshe nuk mund ta hasnim. Madje ne, shqiptarëve të Shqipërisë, një shqiptar i tillë nuk na e lejohet as ta shohim në ëndërr. Është e ndaluar se na kërcënojnë modelet pezivenge të politikës, ekranit, shtetit, pushtetit, vjedhjes, rrjepjes e deri të mohimit të të jetuarit në këtë vend. Profesor Mathieu, i cili tashmë është “Doktori i Pellazgjishtes” është modest. Flet për shqiptarët si për gjakun! Është i gëzuar që Presidenti i vendit të të parëve të tij e ka dekoruar. Gëzohet si fëmijë që takohet me njerëz në Shqipërinë e tij, e madje edhe hidhërohet pse është koha kaq e shkurtër e qëndrimit të tij me ne dhe në vendin tonë. Ai jeton në Paris ! Atje, ku me siguri i falet gjithë akademia e atij vendi, (sepse ata dinë çfarë është vlerë dhe jo e tillë) ndërsa këtu, mediat nuk patën kohë të transmetonin asnjë sekuencë nga takimi i tij me Presidentin e vendit. Sigurisht që profesori, nuk shikon vogëlima të tilla, as i shkon mendja, pasi ai është aq madhështor sa çfarëdolloj ekrani, gazete, apo edhe ndonjë institucioni, që përzihen në raste të tilla, sërish do t`i bënin nder vetëm vetes së tyre.

Profesor Aref ka ngritur në majën më të lartë të shkencës flamurin e ekzistencës sonë, të origjinës dhe autoktotonisë, që prej më shumë se dy mijë vitesh është rrënuar nga pushtues të huaj dhe vendas, armiq dhe “miq” gjithfarësh ! Pellazgët dhe pellazgjishtja janë themele, dhe profesor Mathieu Aref ia ka treguar këtë fakt me prova shkencore mbarë Botës. Para tij dhe tezës së tij është dorëzuar edhe universiteti i Sorbonës : Pellazgët janë stërgjyshërit e shqiptarëve ! Profesori ynë ka fakte, prova e jo pak, po gjysmë shekulli që gjurmëton shkencërisht këtë tezë! 50 vite të jetës së tij ia ka falur pellazgjishtes, derisa e bëri të njohur në rangjet më të larta të akademisë franceze e madje ai është i bindur : “Askush në botë nuk mund të thotë të kundërtën e asaj çka unë hedh në tezën time për Pellazgët !”

“Takimi me pellazgët”

“Baba gjithmonë më ka thanë : Bir, je pellazg ! Mos harro !” Kështu është ngjizur identiteti pellazg te profesori. Ai ka fiksuar vetëm këtë fakt dhe duket që i ka shërbyer si thirrje hyjnore në momentin që ai mbërrin në Francë. Madje aty, në zemrën e saj ! Has diku nëpër libraritë e rrugës “Zeusin” që fliste gjuhën që profesori njihte ! Nga ai moment thotë : Nisa të gërmoj ! Dhe ashtu ka ndodhur në të vërtet. Prej atij momenti e deri më sot, ai nuk ka ndaluar për asnjë çast së menduari për Pellazgët, Ilirët, Shqiptarët dhe gjithë Botën mbarë, ku ka shkelur këmba e tyre !

Përballja me profesorin të shtang ! Të duket si një bibliotekë e madhe ku të ofrohen një mori skedarësh që të kalojnë para syve dhe duhet të kapësh atë kryesorin, fillin e duhur që të çon tek zbërthimi i së tërës. Në fakt është e pamundur ! Asnjë lloj filli nuk kapën dot, sepse ai është si “glob” me parametra të çuditshëm. Është aq i dashur, dëgjues i mirë, që s`e njeh “unin” vetëm kur i duhet me shqiptarët, këta që nuk kanë qejf të pranojnë teza shkencore, po vetëm çka mësojnë tavolinave të thashethemeve kombëtare dhe ndërkombëtare dhe mbi të gjitha, është shumë njerëzor. Ai flet për mallin e tij dhe të prindërve të tij për Shqipërinë me një gjuhë dhimbjeje të pabesueshme për një njeri shkence. Gjuha shqipe, madje ajo gege, rri aq bukur dhe madhërisht me të, thua janë një botë e tërë e pandarë nga asgjë! Në fakt profesori flet e njeh disa gjuhë në mënyrë perfekte, ndryshe do kishte qenë mjaft e vështirë sipërmarrja e tij shkencore në kërkim të prejardhjes së shqiptarëve dhe të gjuhës shqipe. Tezat e tij të lënë pa fjalë, ndërsa hulumtimet e kanë shpjerë në të gjithë botën, gjithkund ku e kanë çuar kërkimet shkencore për të vërtetuar atë çka tashmë është e tija.

Kur flet ka një vështrim të thellë. Duket sikur të përpin, po aq sa duket sikur në ty sheh provën e radhës së pellazgëve. Ai duket sikur të studion, të bën një skaner dhe të duket vetja si një “provë” e radhës para tij: “E keni parë, se ca njerëz ende ruajnë tiparet e pellazgëve. Po, po, e kanë kokën rrumbullake, janë të bardhë dhe me sy blu. Kështu ishin pellazgët”. Aty hyn në lojë antopologjia, e profesiori mund të flasë pafund, pafund për të gjitha tipologjitë kafkore të rracave. E habitshme ; ai nuk është thjesht vetëm studiues, por në shërbim të tezës së tij ai është bërë ; antropolog, arkeolog, historian, gjuhëtar, njohësh mjaft i mirë i gjeografisë, etnografisë e deri një njohës shumë i mirë i shumë gjuhëve. Patentat e tij janë të gjitha në shërbim të shqiptarëve dhe gjuhës shqipe, e për pasojë, të historisë së ekzistencës sonë : “Historia nuk shkruhet me hamendësime”-thotë profesori, ndërsa nis e liston teoritë e tij, ku s`të mjaftojnë orë as ditë. Ku nuk të çon, të përplas dhe më pas të sjell prapë në tavolinë, aty ku kujdeset të mos mbetet as edhe një grimcë sheqeri e derdhur nga mbajtëset e shprishura prej kohësh që serviren bareve të Tiranës që në të mund të kenë qëndruar ilirët që profesori ua di mirë gjuhën dhe bëmat !

vijon në pjesën e dytë..

 

COMMENTS

Publicite

Name

Shqiperia,1,
ltr
item
Alldailydose: Mathieu Aref: Jo vetëm shqiptarët, po dhe Zeusi ishte pellazg (Pjesa 1)
Mathieu Aref: Jo vetëm shqiptarët, po dhe Zeusi ishte pellazg (Pjesa 1)
https://1.bp.blogspot.com/-bHD0iJoGfI4/X9XbfTD5v6I/AAAAAAAAEfw/N0AycXXb2yMoJNvdyO9aO6xZyO_cZ_juwCLcBGAsYHQ/s320/20201213_095644.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-bHD0iJoGfI4/X9XbfTD5v6I/AAAAAAAAEfw/N0AycXXb2yMoJNvdyO9aO6xZyO_cZ_juwCLcBGAsYHQ/s72-c/20201213_095644.jpg
Alldailydose
https://www.alldailydose.com/2020/12/mathieu-aref-jo-vetem-shqiptaret-po-dhe.html
https://www.alldailydose.com/
https://www.alldailydose.com/
https://www.alldailydose.com/2020/12/mathieu-aref-jo-vetem-shqiptaret-po-dhe.html
true
3890613646967640080
UTF-8
Loaded All Posts Not found any posts VIEW ALL Readmore Reply Cancel reply Delete By Home PAGES POSTS View All RECOMMENDED FOR YOU LABEL ARCHIVE SEARCH ALL POSTS Not found any post match with your request Back Home Sunday Monday Tuesday Wednesday Thursday Friday Saturday Sun Mon Tue Wed Thu Fri Sat January February March April May June July August September October November December Jan Feb Mar Apr May Jun Jul Aug Sep Oct Nov Dec just now 1 minute ago $$1$$ minutes ago 1 hour ago $$1$$ hours ago Yesterday $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago more than 5 weeks ago Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Copy All Code Select All Code All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy