Publicite

“Përse Shqipëria nuk i kërkon NATO-s që ta detyrojë Greqinë të heq ligjin e turpshëm të luftës?”

Profesor Shaban Murati përmes një postimi në rrjetet sociale iu ka sugjeruar një pyetje mjaft të rëndësishme gazetarëve. Murati iu sugjeron ...


Profesor Shaban Murati përmes një postimi në rrjetet sociale iu ka sugjeruar një pyetje mjaft të rëndësishme gazetarëve.

Murati iu sugjeron që të pyesin politikanët tanë qofshin të majtë apo të djathtë se përse Shqipëria vend anëtar i NATO-s nuk e ka ngritur asnjëherë zërin për heqjen e ligjit të turpshëm të luftës të Greqisë.

Sipas profesorit ka dy alternativa “Ose NATO duhet pranojë që Lufta e Dytë Botërore nuk ka mbaruar ende dhe të adoptojë ligjin grek të luftës duke e bërë ligj atlantik të luftës me Shqipërinë. Ose Nato të detyrojë Greqinë që ta heqë një orë e më parë ligjin e turpshëm grek të luftës me Shqipërinë.”

Shkrimi i plotë:

Sugjerim për bandillët e ekraneve të Tiranës

Kur thirrni në studio pashallarët me shtatë tuje, kuq apo blu qofshin, u bëni një pyetje të thjeshtë:

Përse Shqipëria, vend anëtar i NAT0-s, nuk e ka ngritur asnjëherë në NATO absurdin armiqësor të Greqisë, shtet anëtar i Natos, e cila 75 vjet mbas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore mban në fuqi ligjin e luftës kundër Shqipërisë?

A përputhet ligji grek i luftës kundër Shqipërisë me Nenin e famshëm 5 të Traktatit themelues të NATO-s, i cili përmban detyrimin e shteteve anëtare për t’u bashkuar me një shtet anëtar, që është në luftë me një tjetër?

Dy alternativa ka: Ose NATO duhet pranojë që Lufta e Dytë Botërore nuk ka mbaruar ende dhe të adoptojë ligjin grek të luftës duke e bërë ligj atlantik të luftës me Shqipërinë. Ose Nato të detyrojë Greqinë që ta heqë një orë e më parë ligjin e turpshëm grek të luftës me Shqipërinë.

Mirëpo a mund t’i vesh faj NATO-s, kur që nga 2009 e deri më sot asnjë qeveri shqiptare, që janë drejtuar nga pashallarët me shtatë tuje, nuk është kujtuar njëherë ta ngrejë në NATO këtë situatë absurde të një ligji lufte midis dy shteteve anëtare. NATO nuk ka faj, ajo mendon se vetë Shqipëria sadomazokiste e ka qejf ligjin grek të luftës, përderisa pashallarët shqiptarë me shtatë tuje të qeverive kuq dhe blu gjithmonë i klasifikojnë marrëdhëniet me Greqinë si “të shkëlqyera”.

 

COMMENTS

Publicite

Name

Shqiperia,1,
ltr
item
Alldailydose: “Përse Shqipëria nuk i kërkon NATO-s që ta detyrojë Greqinë të heq ligjin e turpshëm të luftës?”
“Përse Shqipëria nuk i kërkon NATO-s që ta detyrojë Greqinë të heq ligjin e turpshëm të luftës?”
https://1.bp.blogspot.com/-QrvmoijCupo/X9PPFmPbwSI/AAAAAAAAEcA/q1LTuGtBZhA5oaV_Tys24BqciYo9m1OkwCLcBGAsYHQ/s320/20201211_205604.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-QrvmoijCupo/X9PPFmPbwSI/AAAAAAAAEcA/q1LTuGtBZhA5oaV_Tys24BqciYo9m1OkwCLcBGAsYHQ/s72-c/20201211_205604.jpg
Alldailydose
https://www.alldailydose.com/2020/12/perse-shqiperia-nuk-i-kerkon-nato-s-qe.html
https://www.alldailydose.com/
https://www.alldailydose.com/
https://www.alldailydose.com/2020/12/perse-shqiperia-nuk-i-kerkon-nato-s-qe.html
true
3890613646967640080
UTF-8
Loaded All Posts Not found any posts VIEW ALL Readmore Reply Cancel reply Delete By Home PAGES POSTS View All RECOMMENDED FOR YOU LABEL ARCHIVE SEARCH ALL POSTS Not found any post match with your request Back Home Sunday Monday Tuesday Wednesday Thursday Friday Saturday Sun Mon Tue Wed Thu Fri Sat January February March April May June July August September October November December Jan Feb Mar Apr May Jun Jul Aug Sep Oct Nov Dec just now 1 minute ago $$1$$ minutes ago 1 hour ago $$1$$ hours ago Yesterday $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago more than 5 weeks ago Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Copy All Code Select All Code All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy