Publicite

Vrapuesja e Prizrenit në Muzeun Britanik

Shkruan: Haxhi MEHMETAJ Këtë vepër unikale, gjetje të rastit e dërgoj në Muzeun Britanik (British Muzeum) të Londrës, ku ndodhet edhe sot, a...


Shkruan: Haxhi MEHMETAJ

Këtë vepër unikale, gjetje të rastit e dërgoj në Muzeun Britanik (British Muzeum) të Londrës, ku ndodhet edhe sot, arkeologu anglez Artur J. Evans në gjysmën e dytë të shek. XIX. Vrapuesja e Prizrenit i takon afërsisht fundit të shekullit VI apo fillimit të shekullit V para Krishtit.

Nder veprat më të bukura të artit të skulpturës së imët, jo vetëm në Dardaninë qendrore ( Kosovën e stome), por edhe në Gadishullin Ilir do radhitur shtatoren e një vajze të gjetur në Prizren. Shtaroja e vajzës është derdhur në bronz. Ajo është veshur më një fustan (kiton), të gjatë e të hollë i cili i lë të zbuluar një pjesë të kraharorit, gjirin e majtë, dhe këmbët deri mbi gjunjë. Nën fustan që është të veshur drejtpërsëdrejti në trup ravijëzohen konturat e trupit të zhvilluar harmonik e muskulor dhe beli i ngushtë. Vajza është përjetësuar në një pozicion vrapimi, me kokë të kthyer nga ana e djathtë, këmbë të majtë të hedhur përpara, kurse këmben e djathë e cila peshon në gishtërinj e ka të lakuar në gju. Më pëllëmbën e dorës së djathë ka ngritur fustanin deri mbi gju për të mos e penguar në vrapim, ndërsa dorën e majtë e ka lakuar në bërryl dhe e mban në lartësi të belit.

Më frymëzim të veçantë janë punuar edhe tiparet e fytyrës, hunda e drejtë, buzët senzuale dhe faqet e plota që sugjerojnë shëndetin dhe vitalitetin. Kaptinë në vete është gjithashtu modelimi i frizurës, flokët e krehura e të ndara në mes, të cilat janë lidhur në gërsheta dhe lëshohen poshtë shpinës.

Punimi i shtatores se Prizrenit në pozicion vrapimi, hapi elegant e ngadhënjimtar, shikimi bredhës i syve të shqetësuar më të cilët duket që vajza përcjellë shoqet e saja garuese, si dhe trupi i zhdërvjellët e muskulor janë tipare të atletes, përkatësisht vrapueses me individualitet të theksuar në një garë vrapimi. Pra s’do mend artisti qe e punoj portretin e vrapueses ka qenë i inspiruar nga lojërat sportive që organizoheshin në antikitet me rastin e festave të ndryshme dhe gëzonin popullaritet të madh. Për rëndësinë e tyre dhe pjesëmarrjen e barabartë të femrave krahas meshkujve flet historiani dhe filozofi i antikitetit Plutarku.

Paraqitja e femrës ne pozicion vrapimi për herë të parë shfaqet në ishullin Dellos në vitin 550 para Krishtit dhe shënon revolucion në skulpturë. Vrapuesja e Prizrenit i takon afërsisht fundit të shekullit VI apo fillimit të shekullit V para Krishtit. Këtë vepër unikale, gjetje të rastit e dërgoj në Muzeun Britnik (British Muzeum) të Londrës, ku ndodhet edhe sot, arkeologu anglez Artur J. Evans në gjysmën e dytë të shek. XIX.

 

COMMENTS

Publicite

Name

Shqiperia,1,
ltr
item
Alldailydose: Vrapuesja e Prizrenit në Muzeun Britanik
Vrapuesja e Prizrenit në Muzeun Britanik
https://1.bp.blogspot.com/-TA1TrRp8Eoo/X-oyo_KS4qI/AAAAAAAAEyM/IrAF1hy1Lfw4yTe-orC0nbxLvuccLyezQCLcBGAsYHQ/s320/20201228_203024.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-TA1TrRp8Eoo/X-oyo_KS4qI/AAAAAAAAEyM/IrAF1hy1Lfw4yTe-orC0nbxLvuccLyezQCLcBGAsYHQ/s72-c/20201228_203024.jpg
Alldailydose
https://www.alldailydose.com/2020/12/vrapuesja-e-prizrenit-ne-muzeun-britanik.html
https://www.alldailydose.com/
https://www.alldailydose.com/
https://www.alldailydose.com/2020/12/vrapuesja-e-prizrenit-ne-muzeun-britanik.html
true
3890613646967640080
UTF-8
Loaded All Posts Not found any posts VIEW ALL Readmore Reply Cancel reply Delete By Home PAGES POSTS View All RECOMMENDED FOR YOU LABEL ARCHIVE SEARCH ALL POSTS Not found any post match with your request Back Home Sunday Monday Tuesday Wednesday Thursday Friday Saturday Sun Mon Tue Wed Thu Fri Sat January February March April May June July August September October November December Jan Feb Mar Apr May Jun Jul Aug Sep Oct Nov Dec just now 1 minute ago $$1$$ minutes ago 1 hour ago $$1$$ hours ago Yesterday $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago more than 5 weeks ago Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Copy All Code Select All Code All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy