Publicite

Vuçiqi i shkruan Ramës!

NGA SHERIF RAMABAJA Miku im i shtrenjtë kryeministri Rama. Unë të jam mirënjohës për rrugën që ne kemi zgjedhur, afrimin e dy popujve tanë. ...


NGA SHERIF RAMABAJA

Miku im i shtrenjtë kryeministri Rama.

Unë të jam mirënjohës për rrugën që ne kemi zgjedhur, afrimin e dy popujve tanë. Shikoni se si EU-ja, po na injoron. Unë dhe ti me kohë e hetuam këtë prandaj edhe zgjodhëm hapat, që te formojmë Minishengenin Ballkanik. Kjo zgjidhje do të vërehet që ka qenë ideja më e mirë për dy popujt tanë dhe rajonin.

Për fat të keq kemi edhe të tillë që na hudhin gurë dhe pengesa në rrugën tonë. Miku im, ne duhet të këmbëngulim dhe t´i demaskojmë të gjithë ata që janë kundër një ideje të tillë, sepse ndryshe ne nuk do të arrijmë që t´i ndihmojmë vendet dhe popujt tanë.

Unë dhe populli im serb si gjithmonë do t´i qëndrojmë pranë popullit shqiptar të Shqipërisë, sepse ne gjithnjë kemi pohuar se udhëheqësit shqiptar të shtetit tuaj keni vizione, gjithmonë së bashku me ne, keni punuar dhe punoni për të ardhmen e popullit tuaj. Kjo është dëshmuar edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Thënë të drejtën ne kemi vështirësi me shqipëtarët e Kosovës, po ata janë disi ndryshe nga ju, duket sikur iu mungon edukata familjare dhe janë të mbushur plot urrejtje ndaj nesh. Ne gjithmonë kemi bërë përpjekje që t´i afrojmë, t´u ndihmojmë dhe të palëkundur u qëndrojmë këtyre parimeve, po me ta nuk është e lehtë.

E marr me mend se të njejtat vështirësi me shqipëtarët e Kosovës i keni edhe ju, andaj propozoi që në këtë drejtim të punojmë së bashku.

Ne ashtu siç kemi biseduar dhe jemi marr vesh do të vendosim afate dhe do t´i definojmë agjendat për bashkim dhe bashkëpunim. Të jeni të bindur se rrugës sonë do t´i bashkohen edhe të tjerët.

Dikush duhet t´u prijë këtyre proceseve, nëse jo unë dhe ti, nga kush mund të presim iniciativa të tilla. Po mbetëm që ta presim tutje EU - në do të vendnumrojmë.

Unë do të bëjë përpjekje që t´i bindi Malin e Zi, Maqedoninë dhe Bosnjën, kurse unë pa ndihmën tënde nuk mund t´i bindi kosovarët, sepse ju i njihni si na urrejnë ata deri në racizëm.

Unë e di se në të kaluarën kanë ndodhur gjëra të tmerrshme si për ne ashtu edhe për ta, po e kaluara duhet të mbetet e kaluar dhe ne duhet të orientohemi drejt së ardhmes dhe perspektivës.

I dashur kryeministër Rama, me dashuri të fuqishme e mora lajmin se gjatë fjalimit në parlamentin tuaj të Vjosa Osmanit, kinse ushtruese e detyrës së presidentes së Kosovës e Metohisë, ju nuk ndodheshit në sallë. Unë ju kuptoi dhe për këtë, ju përkulem dhe ju shpreh falenderimet vëllazërore. Ju e dinit që ajo fund e krye do të fliste kundër Serbisë dhe popullit serb. Ju e dinit po ashtu që me patriotizëm tutje nuk mbërrinë as në fshatin më të afërm, prandaj në këtë kohë dixhitale duhet të orientohemi drejt së ardhmes, po të gjithë si unë nuk ju kuptojnë ju, e aq më pak shqipëtarët e Kosovës.

I dashuri mik dhe kryeminister i vendit tim fqinj, politikani dhe shkrimtari i vendit tim Draskovic, gjithmonë flet me respekt dhe dashuri për atdhetarin tuaj Esat Pashën. Ai thotë se rregullisht viziton varrin e tij në Paris duke e falenderuar dhe çmuar për angazhimin e tij dhe miqësinë ndaj popullit serb.

Unë po ashtu po ju premtoi ju se unë gjeneratave të ardhëshme të popullit tim do tua lë për detyrë që për ju të këndojnë, të ju lartësojnë, të ju ngrisin përmendore dhe të ju sjellin lule pranë varrit tuaj, për përpjekjet dhe angazhimin që po bëni për afrinë e popujve tanë.

Sikurse shkrimtari Draskovic që ka simpati dhe dashuri ndaj Esat Pashës, po ashtu unë do të kem të njejtën dashuri ndaj popullit tuaj e posaçërisht ndaj jush.

Përjetë i juaji, presidenti i Serbisë Vuçiq.

 

COMMENTS

Publicite

Name

Shqiperia,1,
ltr
item
Alldailydose: Vuçiqi i shkruan Ramës!
Vuçiqi i shkruan Ramës!
https://1.bp.blogspot.com/-vqSWofVC5S4/X95Z2VkhGEI/AAAAAAAAEo8/yq80ZEdChsAp3GrrAwojYyktpL_lUCjDACLcBGAsYHQ/s320/20201219_205103.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-vqSWofVC5S4/X95Z2VkhGEI/AAAAAAAAEo8/yq80ZEdChsAp3GrrAwojYyktpL_lUCjDACLcBGAsYHQ/s72-c/20201219_205103.jpg
Alldailydose
https://www.alldailydose.com/2020/12/vuciqi-i-shkruan-rames.html
https://www.alldailydose.com/
https://www.alldailydose.com/
https://www.alldailydose.com/2020/12/vuciqi-i-shkruan-rames.html
true
3890613646967640080
UTF-8
Loaded All Posts Not found any posts VIEW ALL Readmore Reply Cancel reply Delete By Home PAGES POSTS View All RECOMMENDED FOR YOU LABEL ARCHIVE SEARCH ALL POSTS Not found any post match with your request Back Home Sunday Monday Tuesday Wednesday Thursday Friday Saturday Sun Mon Tue Wed Thu Fri Sat January February March April May June July August September October November December Jan Feb Mar Apr May Jun Jul Aug Sep Oct Nov Dec just now 1 minute ago $$1$$ minutes ago 1 hour ago $$1$$ hours ago Yesterday $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago more than 5 weeks ago Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Copy All Code Select All Code All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy