Publicite

Zgjerimi i Greqisë me 12 milje në detin Jon, reagon Myslym Pashaj: Tirana duhet të jetë vigjilente, ndryshe Shqipëria dëmtohet

Njeriu që zbuloi kleçkën që dëmtonte Shqipërinë në paktin e detit me Greqinë në vitin 2009, sërish është skeptik për vendimin e marrë nga qe...


Njeriu që zbuloi kleçkën që dëmtonte Shqipërinë në paktin e detit me Greqinë në vitin 2009, sërish është skeptik për vendimin e marrë nga qeveria e Athinës për t'u zgjeruar nga 6 deri në 12 milie në Detin Jon.

Pashaj, i cili e ndjek këtë çështje me detaje, thekson se ky vendim ka kohë që është marrë dhe fton Tiranën zyrtare të jetë vigjilente.

“Ka probleme dhe veçori për kushtet e Shqipërisë në Otranto dhe kanalin e Korfuzit. Shqiptarët në këto kushte ende nuk e dinë dhe ku kanë Zonën Ekskluzive Ekonomike. Ndaj harta dhe pozicionimi i ishullit Othonoi është për t’i trajtuar midis të dyve, ngaqë jemi në një kufi të Detit Teriitorial dhe ZZE”, thekson Pashaj.

Greqia ka miratuar dekretin për zgjerimin nga 6 deri në 12 milje në detin Jon. Media greke “Protothema” shkruan se qeveria greke po i dërgon kështu një mesazh Turqisë.

Dekreti presidencial është miratuar pasi u paraqit në Gjykatën Supreme nënshkruar nga Kryeministri dhe anëtarët e Këshillit të Ministrave.

Kolonel Pashaj dha një qëndrim të cilin po e publikojmë më poshtë të plotë:

Qeveria greke, ka konfirmuar zyrtarisht se kryefjalën e saj detare, në aspektin e të Drejtës Detare Ndërkombëtare pra: zgjerimin e Detit Territorial nga 6 milje në 12 milje.

Po të gërmohet më tej, jam i sigurt se ka edhe një hartë zyrtare që nga Qipro, Kreta, e kundruall Italisë, deri në Otranto, ishulli Othonoi,  e në këtë hartë është vizatuar në mënyrë grafike dhe me koordinata Gjeografike, shtrirjen e 12 md. Në këtë hapësirë shumë të gjatë, realizohet pa problem zgjerimi në 12 milje detare, sepse hapësira detare midis shteteve është e ndarë me marrëveshje, e nuk ka problem shtrirjeje, ndërsa midis Shqipërisë dhe Greqisë, hapësira detare nuk është e ndarë, mbasi marrëveshja e vitit 2009 nuk ekziston.

Kështu, pa ndarje të kësaj hapësire në pjesën ku takohen vija e Detit territorial të Greqisë me atë të Shqipërisë (çka takohet me ZZE) nuk bëhet fjalë që të shtrijë Greqia detin Territorial në 12 milje detare. Kjo lidhet me pozicionimin e të drejtës së Ishullit Othonoi, se çfarë efekti do t’i jepet atij, “I plotë”, “gjysmë efekt”, apo “çerek efekt”. Të gjitha këto ndryshime sjellin nevojën se të dy qeveritë duhet të bëjnë marrëveshje për këtë takim të këtyre hapësirave tek Ishulli Othonoi. Ndryshe çdo veprim shtrirës i detit territorial në 12 milje është “pushtim i Hapësirave Ekonomike Ekskluzive në Otranto në dëm të Shqipërisë. Askund nuk kemi dëgjuar deklarata të Greqisë, se ajo do të pranojë që të ndajë këtë hapësirë me parimi e “ekite-së” lidhur me praninë e ishujve.

Në këtë kushte qeveria shqiptare e ka “dorëzuar” detin e saj në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, çka është një kompleks veprimesh të cilave nuk u dihet e nesërmja e tyre. Qeveria me sa duhet e ka lënë në dorë të Hagës, por ka harruar se me shtrirje te Greqisë në 12 milje detare, ka ca veprime të përbashkëta që duhen zgjidhur. Duhet kërkuar Harta e në të mund të përcaktohet seç veprime jashtë të Drejtës detare Ndërkombëtare kanë ndodhur

 

COMMENTS

Publicite

Name

Shqiperia,1,
ltr
item
Alldailydose: Zgjerimi i Greqisë me 12 milje në detin Jon, reagon Myslym Pashaj: Tirana duhet të jetë vigjilente, ndryshe Shqipëria dëmtohet
Zgjerimi i Greqisë me 12 milje në detin Jon, reagon Myslym Pashaj: Tirana duhet të jetë vigjilente, ndryshe Shqipëria dëmtohet
https://1.bp.blogspot.com/-7tqWkJkwV0o/X-YN4uySVkI/AAAAAAAAEro/2jUGN187W-4mMKNe-yGkHLwQNMegdGMlwCLcBGAsYHQ/s320/20201225_170500.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-7tqWkJkwV0o/X-YN4uySVkI/AAAAAAAAEro/2jUGN187W-4mMKNe-yGkHLwQNMegdGMlwCLcBGAsYHQ/s72-c/20201225_170500.jpg
Alldailydose
https://www.alldailydose.com/2020/12/zgjerimi-i-greqise-me-12-milje-ne-detin.html
https://www.alldailydose.com/
https://www.alldailydose.com/
https://www.alldailydose.com/2020/12/zgjerimi-i-greqise-me-12-milje-ne-detin.html
true
3890613646967640080
UTF-8
Loaded All Posts Not found any posts VIEW ALL Readmore Reply Cancel reply Delete By Home PAGES POSTS View All RECOMMENDED FOR YOU LABEL ARCHIVE SEARCH ALL POSTS Not found any post match with your request Back Home Sunday Monday Tuesday Wednesday Thursday Friday Saturday Sun Mon Tue Wed Thu Fri Sat January February March April May June July August September October November December Jan Feb Mar Apr May Jun Jul Aug Sep Oct Nov Dec just now 1 minute ago $$1$$ minutes ago 1 hour ago $$1$$ hours ago Yesterday $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago more than 5 weeks ago Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Copy All Code Select All Code All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy