Avokati Arianit Koci ka reaguar lidhur me flamurin e Serbisë që është vendosur jo më larg se 8 kilometra nga Prishtina. Koci tha se në Lapna...
Avokati Arianit Koci ka reaguar lidhur me flamurin e Serbisë që është vendosur jo më larg se 8 kilometra nga Prishtina.
Koci tha se në Lapnasellë, në spitalin publik është vendosur flamuri serb, e gjithku kishte mbishkrime që është spital serb.
Madje ai tha se qytetarët hynin e dilnin si me qenë në zemër të Serbisë e vetëm dy polic serb mungonin në hyrje, transmeton lajmi.net.
Koci ka deklaruar se kjo është e papranueshme, duke shtuar se a kemi shtet, a kemi organe të rendit?
Postimi i plotë:
Mund ta kuptoj disi që Republika e Serbisë kujdeset për serbet e Kosovës.
Por, assesi nuk mund ta kuptoj se si është e mundur në Lapna Sellë (Lapje Selo), 8 km prej Prishtinës, valon flamuri i Serbisë në spital publik.
Gjithkund ishin mbishkrimet që tregojnë që është spital i Serbisë.
Veç edhe dy polic me uniforma të Serbisë, mungonin në hyrje.
E papranueshme!
A kemi shtet, a kemi kemi organe të rendit?.
COMMENTS